Ku gjendet harku i violinës së vogëlushes Vesa Dume?

Vesa Dume ka etje për skenën. Ajo e di se aty është shtëpia e saj e bekuar!


Nga Luan Rama

Vesa Dume është një violiniste e vogël 11 vjeçare me një fytyrë të buzëqeshur ovale dhe një vështrim të bukur plot dritë, me gishtërinj që dinë të krijojnë hire, muzikë, të interpretojnë Bach, Vivaldi, Paganini.

Në sallonin e Fulvias, Vesa më vë të shoh në Youtube interpretimin e saj të “Nigun”, një pjesë magjistrale muzikore e Ernest Bloch dhe ndërkohë që violinist interpreton në ekran, Vesa lëviz gishtërnjtë, duart, mban ritmin e muzikës, hepohet lehtë e nanurisur nga ajo muzikë aq ajrore, delikate, dramatike dhe shumë humane njëkohësisht.

Është një muzikë që ajo e ka luajtur para disa kohësh në Festivalin e Gjirokastrës, pastaj në Festivalin muzikor e Tiranës ku përsëri mori çmim e ku më pas, brenda një muaji i duhej të përgatitej për të konkuruar në Konservatorin Muzikor të Parisit. “Në cilin vend të botës do doje të studjoje muzikë? – e pyetën mësueset e saj.

Dhe ajo menjëherë ishte përgjigjur: “Vetëm në Paris! … Ndoshta kështu kishte kujtuar itinerarin artistik të Tedi Papavramit.

Dhe ajo mori rrugën për të ardhur në Paris. Shumë shpejt mësoi “Nigun”, jetoi me të, fjeti dhe ëndërroi me të, dhe arriti të fitojë konkursin e vështirë ku nga 80 konkurues të ardhur nga vende të ndryshme të botës, vetëm 3-4 fituan.

Kjo ishte fitorja e parë e instumentistes së vogël. Një udhëtim i ri niste…

Vazhdojmë të dëgjojmë “Nigun”, këtë muzikë kushtuar holokaustit dhe nënës së artistit Bloch, sepse nëna e tij ishte njohur me të atin në një kamp përqëndrimi gjatë luftës dhe kishin parë vdekjen me sy. Një muzikë për të mbijetuarit, një homazh mbi Holokaustin!

Cdo ditë Vesa merr trenin nga Saint-Maure për të ardhur në Paris, në Rue de Madrid. Një rrugë e gjatë, e lodhshme dhe një kthim në natën e vonë e megjithatë violinisten e vogël kjo gjë nuk e tremb sepse atje në konservator, pranë profesorit të saj Christoph Poiget, me një hark të thjeshtë nga më të lirët në treg, ndryshe nga studentët e tjerë më të mëdhenj në moshë, ajo kërkon të luajë mjeshtrit e mëdhenj të botës me forcën e vullnetit të saj.

Ja pse profesori i saj i violinës i thotë nënës së saj: “E vetmja gjë që dua është të më vijë gjithmonë në mësim me këtë lumturi që ka në sy!” Po, ajo ka sytë dhe fytyrën e lumturisë… Është violinistja më e vogël në atë konservator të njohur. Atje është bota e saj, atje, ku ai hark është dashuria e saj.

Ngjan si Hirushja me harkun magjik dhe unë pyes veten : “Ku gjendet harku i kësaj vogelusheje? Dhe për pak sekonda i përgjigjem vetes: Ky hark është thellë shpirtit të saj, në vibrimin e frymës dhe gjakut, në drithërimën e mishit të saj të njomë, pasi pikërisht aty merr jetë muzikaliteti, sensibiliteti, vetë magjia që kanë krijuar kompozitorët e mëdhenj. Suita, sonata, rapsodi, simfoni…gjithçka që botën ta bëjë më të paqtë dhe më humane!

Vesa Dume ka etje për skenën. Ajo e di se aty është shtëpia e saj e bekuar!

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Aksion për bllokimin e objekteve në Farkë, Koçiu: Askush s’do përfitojë asnjë metër katror më tej se leja e dhënë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, kryeinspektorja e…