Manastirliu: Diaspora akademike, urë lidhëse për ndërkombëtarizimin e universiteteve

Ministrja e Arsimi dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se Samiti i Diasporës paraqet një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thellë midis diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare


Ministrja e Arsimi dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaroi sot se Samiti i Diasporës paraqet një hap të rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thellë midis diasporës akademike dhe universiteteve shqiptare për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.

Në fjalën e saj në panelin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Diaspora akademike si urë lidhëse për ndërkombëtarizimin dhe kërkimin shkencor në universitetet shqiptare”, ministrja Manastirliu theksoi se, “objektivi ynë është ndërkombëtarizimi dhe ngritja në një nivel më të lartë të cilësisë së arsimit në vend, së bashku me kërkimin shkencor. Kërkimi shkencor është guri themelit për arsimin e lartë. Fokusi i qeverisë dhe MAS është investimi akoma më i madh për kërkimin shkencor”.

“Në këto vite kemi 5-fishuar fondet për kërkimin shkencor lidhur me investimet në infrastrukturën e kërkimit shkencor dhe në këtë aspekt, akademikët në diasporë, me punën që ata bëjnë, eksperiencën që ata kanë, mund të na ndihmojnë për të përshtatur ato modele që janë të suksesshme”, tha Manastirliu.

Manastirliu, gjatë fjalës së saj, vlerësoi rolin kyç të diasporës akademike në ruajtjen dhe përhapjen e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore të kombit shqiptar nëpër botë.

“Është e rëndësishme të reflektojmë se sa potencial të pashfrytëzuar kemi dhe se cili është roli që diaspora mund të marrë më shumë, për çuarjen përpara të progresit të Shqipërisë”, tha Manastirliu.

Duke folur për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të tyre të studimit, duke synuar lidhjen e tyre me tregun e punës, Manastirliu u shpreh se “tani ka ardhur koha për ta shtyrë përpara atë objektiv që ne kemi, ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë”.

“Kemi shembuj të jashtëzakonshëm bashkëpunimi, kemi një bord akreditimi të përbërë nga akademikë shqiptarë dhe të huaj që janë duke punuar fort, për sa i përket akreditimit institucional të universiteteve dhe gjithashtu akreditimit të programeve. Është një hap shumë i rëndësishëm për ata të rinj që duan të studiojnë këtu”, tha Manastirliu.

Manastirliu foli edhe për projektin e ri për profilizimin dhe rritje e kapaciteteve të Universitetit të Korçës, ku do të përputhet dhe orientohet oferta e universiteteve
të rajonit me programet universitare, me nevojat e tregut dhe zhvillimet rajonale.

Samiti i Tretë të Diasporës po mbahet sot në Pallatin e Kongreseve, si vazhdim i një tradite të rëndësishme disavjeçare, ku mësues e akademik të diasporës shqiptare janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar, shkëmbyer ide, dhënë sugjerime dhe kontribuar në zhvillimin e vendit tonë.

Gjatë Samitit III të Diasporës që po zhvillohet sot në Tiranë, përfaqësues dhe pjesëmarrës nga vende si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Greqia, Italia, Gjermania, Spanja, Belgjika, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbledhur për të diskutuar dhe kontribuar në fusha të ndryshme, ku fokus i veçantë është avancimi i sistemit arsimor në Shqipëri.

(Marrë nga ATSH)

Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio: Shqipëria në fazën vendimtare të rrugëtimit europian, motor transformimi

Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio: Shqipëria në fazën vendimtare të rrugëtimit europian, motor transformimi

Kryeministri Edi Rama, mbajti një leksion të posaçëm në Universiteti i Kombeve të Bashkuara, ku para auditorit të përbërë nga…