Gjermania i dhuron policisë shqiptare pajisje me vlerë mbi 130 mijë Euro

I pranishëm ishte dhe Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner


Policia Federale Gjermane i dhuron pajisje bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, për ta çuar në një tjetër nivel punën e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit.

Takimi për nënshkrimin e aktit të dhurimit u mirëprit në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe u zhvillua me pjesëmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, Ambasadorit të Gjermanisë, në Shqipëri, Karlfried Bergner, oficerit ndërlidhës të Policisë Federale Gjermane, në Shqipëri, Stefan Dorbach dhe të drejtuesve të tjerë të Policisë së Shtetit.

Dhurimi i këtyre pajisjeve, një tjetër tregues i besimit dhe vlerësimit të Policisë Federale Gjermane, për profesionalizmin dhe gatishmërinë e punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë tashmë kolegë dhe partnerë të denjë në operacione policore të përbashkëta, me rëndësi ndërkombëtare.

Pajisjet bashkëkohore, me vlerë rreth 131 000 euro, do t’i shërbejnë kryesisht Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, por dhe Departamentit të Policisë Kriminale, që përmes fjalës së fundit të teknologjisë, të rritet forca parandaluese dhe goditëse e Policisë, ndaj trafiqeve të paligjshme, krimeve kufitare dhe lëvizjes së shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen konkrete dhe të pakursyer të Policisë gjermane, për Policinë e Shtetit, mbështetje e cila ka shënjuar fragmente të rëndësishme të zhvillimit të Policisë. Gjithashtu, siguroi Ambasadorin se pajisjet do t’iu vihen menjëherë në dispozicion, specialistëve të Policisë, në qendër dhe në qarqe, në mënyrë që të rritet efikasiteti i luftës kundër krimeve kufitare dhe cilësia e shërbimit për qytetarët në hyrje/dalje.

Ndërkaq, Ambasadori i Gjermanisë, në Shqipëri, vlerësoi Drejtorin e Përgjithshëm, për klimën tepër të favorshme dhe ftuese që ka krijuar për partnerët ndërkombëtarë. Gjithashtu, Ambasadori theksoi se ndihet i privilegjuar të punojë dhe të shkëmbejë me punonjësit e Policisë së Shtetit, duke qenë se tashmë kapacitetet burimore, ato logjistike, infrastruktura, profesionalizmi, përgatitja dhe gatishmëria e tyre janë të njëjta me ato të kolegëve në të gjithë Europën./tvklan.al

Lexo më shumë nga

Shkolla “35 Vjetori i Çlirimit” në Gramsh mirëpret nxënësit me me ambiente bashkëkohore

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se, në kuadër të ndërhyrjes është rikonstruktuar godina e shkollës, ndërsa është…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shkolla “35 Vjetori i Çlirimit” në Gramsh mirëpret nxënësit me me ambiente bashkëkohore

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se, në kuadër të ndërhyrjes është rikonstruktuar godina e shkollës, ndërsa është…