Panairi i Kantonit në Shqipëri

Edicioni i 134-t i Panairit Ndërkombëtar të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, i njohur botërisht si Panairi i Kantonit, do te zhvillohet ne datat 15 tetor-04 nëntor 2023, në qytetin Guangzhou, të provincës Guangdong të Kinës Jugore.


Intervistoi Fatos Çoçoli

Edicioni i 134-t i Panairit Ndërkombëtar të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, i njohur botërisht si Panairi i Kantonit, do te zhvillohet ne datat 15 tetor-04 nëntor 2023, në qytetin Guangzhou, të provincës Guangdong të Kinës Jugore.

Pas rifillimit të plotë të pavioneve të tij me prani fizike, për herë të parë që nga koha e shpërthimit të pandemisë së COVID-19, ai përfaqësoi panairin më të madh tregtar të organizuar ndonjëherë në botë, në Edicionin e 133-të tij të pranverës, më 15 prill-05 maj 2023 .

Ky Panair, që zhvillohet çdo vit në pranverë dhe vjeshtë, është shndërruar në një pasqyrë të pazëvendësueshme dhe të besueshme të tregtisë së jashtme të Kinës dhe të vitalitetit të ekonomisë së saj, përherë në zgjerim dhe përmirësim të vazhdueshëm, jo vetëm të sasisë, por edhe të cilësisë së mallrave dhe shërbimeve, përmes një teknologjie moderne në përditësim të vazhdueshëm.

Euroasia Group, një kompani shqiptare me shtrirje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, partnere e Qendrës se Tregtisë së Jashtme të Kinës, organizoi më 15 shtator në Tiranë, një konferencë ndërkombëtare, me qëllim prezantimin dhe promovimin e “Panairit të Kantonit”, eksport– import të Kinës.

Për të mësuar më shumë rreth qëllimeve të konferencës dhe perspektivës së pranisë së rritur të sipërmarrësve shqiptarë në Panairin e Kantonit, intervistuam z. Ilirjan Koxhioni, Drejtor i Përgjithshëm i kompanise Euroasia Group, me seli në Tiranë.

CMG: Z. Koxhioni, kompania juaj “Euroasia Group”,  në bashkëpunim me Qendrën e Tregtisë së Jashtme të Kinës, zhvillon sot më datën 15 Shtator 2023, një konferencë ndërkombëtare. Ju aty do të prezantoni dhe promovoni Panairin e Kantonit, eksport– import të Kinës. Pse mendoni se është një vlerë e shtuar për bizneset shqiptare dhe për ekonominë e vendit në tërësi, që të njihen me çfarë ofron ky Panair?

CEO i Euroasia Group Ilir Koxhioni në intervistë për CMG

 

Ilirjan Koxhioni: Konferenca vjen si rrjedhojë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm, të ngushtë dhe strategjik mes Euroasia Group dhe Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Kinës, me qëllim që t’ju ofrojmë bizneseve shqiptare një informacion sa më të strukturuar dhe gjithëpërfshirës për një nga panelet më të rëndësishme në tregjet ndërkombëtare.

Ekonomia kineze është një faktor themelor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik global. Gjatë 10 viteve të fundit, ekonomia kineze ka hyrë në fazën e një ndryshimi gradual cilësor, pra ka kaluar nga ndryshimi sasior në atë cilësor.

Çfarë nënkupton kjo? Kjo nënkupton që në qoftë se për më shumë se 3 dekada, prodhimi i brendshëm bruto i Kinës kishte si një shtyllë qendrore, si një kontribut kryesor, eksportin dhe investimet, tashmë, për më shumë se 10 vitet e fundit, këto ndryshime konsistojnë në kalimin gradual të këtij kontributi edhe tek konsumi i brendshëm dhe tek shërbimet, që është ana sasiore.

Kjo natyrisht lidhet me zhvillimin e teknologjive tepër të avancuara të kohës. Për më tepër, kjo në vetvete përbën një avantazh teknologjik dhe financiar, me kosto financiare të ulët. Për arsye se gjatë këtij ndryshimi, nga ai sasior në cilësor, që ka filluar për më shume se 10 vitet e fundit, duhet të kemi gjithnjë parasysh se kinezët kanë ruajtur aftësinë konkurruese të zinxhirit të furnizimit me produkte, e mbështeur kjo nga teknologji tepër të avancuara.

Pikërisht kjo përbën atë që ne i themi avantazh teknologjik, i cili ka mbajtur kosto të arsyeshme financiare, pra kosto efikase.

Sot, ekonomia botërore përballet me presione të ndryshme. Të gjitha këto presione që vijnë nga aspekte të ndryshme natyrisht kanë ndikuar në ujërat e kësaj ekonomie globale. Kjo ndodh në një kohë që eksporti dhe importi i Kinës kanë treguar dhe tregon një qëndrueshmëri, e cila është e vlerësuar nga të gjithë sipërmarrësit ndërkombëtarë dhe nga tregjet ndërkombetare.

Sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, këtë vit ekonomia e Kinës do të pësojë një rritje nga 4,3% në vitin 2022, në 5,1%, gjë e cila do të ndikojë edhe në rritjen ekonomike globale në tërësi, e cila është parashikuar të shkojë nga 1,7% në 2%. Deri tani, shenjat janë pozitive. Do të shohim deri në fund të vitit.

CMG: Përfaqësuesit e vetë strukturave drejtuese të Panairit të Kantonit dhe të Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Kinës që marrin pjesë në këtë Konferencë ndërkombëtare, janë në nivele shumë të larta. Sa duhet të na motivojë kjo për të rritur kontaktet dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomik me Kinën? Pse Panairi i Kantonit është një hapësirë shkëmbimesh dhe bashkëpunimi shumë e dobishme edhe për ne?

Ilirjan Koxhioni: Natyrisht, prania e drejtuesve të Departamentit Operacional të Panairit të Kantonit është drejtpërsëdrejti një vlerësim, një vëmendje e shtuar dhe e veçantë që i kanë kushtuar dhe i kushtojnë forcimit të bashkimit ekonomik dhe tregtar midis bizneseve të vendeve tona.

Nga të dhënat e institucioneve ndërkombëtare, duket qartë që, për më shumë se 3 dekadat e fundit, tregtia ndërkombëtare është rritur gati 2 herë më shpejt se ekonomia globale. Në këte proces zhvillimi, ekonomia kineze ka qenë një faktor ekonomik shumë i rëndësishëm në dy aspekte: në aspektin e prodhimit, por edhe atë të tregtimit.

Vitaliteti i ekonomisë kineze, i cili manifestohet çdo ditë edhe më shumë, duket qartë në dy aspekte, në anën cilësore dhe atë sasiore të përmendura më sipër. Në këtë këndvështrim, natyrisht që Panairit i Kantonit është një platformë shumë e rëndësishme për shkëmbimin dhe bashkëpunimin tregtar Shqipëri-Kinë.

Mendoj që një platformë e tillë të ndihmon për të thjeshtuar dhe lehtësuar bashkëpunimin e bizneseve të të dy vendeve. Për disa dekada, Kina ka qenë dhe është një nga importuesit kryesorë në vendin tonë, në produkte të gatshme, në importin e lëndëve të para apo edhe makinerive të ndryshme.

Eksporti është ende në nivele të limituara, por po tregon gjithmonë e më shumë një potencial të madh për t’u rritur. Kjo tashmë varet dhe duhet parë në lidhje të ngushtë me ekonominë shqiptare, me rritjen e kapaciteteve të prodhimit për eksport. Natyrisht që ekziston mundësia që produktet shqiptare të shiten edhe në tregun kinez.

Ky është edhe një nga objektivat që ne i kemi vënë vetes në këtë konferencë, në mënyrë që t’i prëzantojmë  produktet shqiptare në tregun kinez.

CMG: Ju ishit në edicionin e pranverës së Panairit të Kantonit në Guangzhou, i pari me prani fizike, pas pandemisë së COVID-19. Do të merrni pjesë në këtë edicion të vjeshtës? Pse duhet të rrisim pjesëmarrjen e sipërmarrësve shqiptarë nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë sonë në këtë Panair?

Ilirjan Koxhioni: Po, do jem i pranishëm, për arsye se kam një ftesë nga Qendra e Tregtisë së Jashtme të Kinës, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, në fjalimin e drejtuesve të Qendrës, në edicionin e 134-t që do të zhvillohet në Guanzhou.

Lidhur me pyetjen se përse duhet të rritet pjesëmarrja e sipërmarrësve shqiptarë të sektorëve të ndryshëm në Panairit e Kantonit, mendoj se janë dy aspekte.

Së pari, avantazhi i zhvillimit dhe modernizimit të vazhdueshëm të teknologjisë, e cila ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e cilësisë së produkteve dhe shërbimeve në vetvete, gjë që Kina e ka arritur me një sukses shumë të lartë për më shumë se 10 vjet.

Avantazhi i dytë dhe shumë i rëndësishëm është kostoja efiçiente. Këto dy veçori janë shumë të rëndësishme dhe sipërmarrësit shqiptarë duhet t’i vlerësojnë dhe t’i shikojnë nga këndvështrimi i interesave të tyre ekonomike, për bizneset e tyre. Në rast se edhe aplikimet e kompanive janë të tilla, që ato të zhvillohen e të ecin përpara, natyrisht që duhen parë të gjitha dimensionet.

Foto nga VCG

CMG: Kompania juaj prezanton për herë të parë në tregun e Shqipërisë automjetet elektrike kineze, të një teknologjie shumë të avancuar. Në çfarë faze të investimit jeni? Pse një konsumator shqiptar duhet të blejë një automjet elektrik kinez? Do të shtriheni edhe në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, pra në gjithë hapësirën shqiptare?

Ilirjan Koxhioni: Është pyetje me rëndësi, sepse, së pari ne po flasim për një industri të re.

Së dyti, në zhvillimet e para të kësaj industrie të re, natyrisht që ato janë zhvillime që në rajone të ndryshme kane edhe proporcione, ritme të ndryshme. Për shembull, zhvillimi i tyre në vendet perëndimore nuk mund të jetë ai që është në vendet e Evropës Lindore. Kështu që, edhe konceptet dhe informacionet mund të jenë të ndryshme dhe kjo është e kuptueshme.

Përsa i përket Euroasia Group, ne kemi pasur një plan strategjik vite më parë, që të prezantojmë për herë të parë këtë sektor të makinave elektrike dhe të karikimit elektrik. Ato nuk mund të shikohen kurrë të ndara, janë të dyja së bashku dhe ne tashmë jemi në treg me të dyja.

Flasim për makinat elektrike. Nga takimi ynë i fundit, ne sot jemi në fazën e implementimit praktik, jemi në treg, me disa marka automjetesh në showroom-in tonë.

Kemi një ekip të dedikuar tek servisi i makinave, që është i përkushtuar 100 përqind, për servisin e makinave 100% elektrike. Kështu që, në këtë aspekt, jemi në treg. Kemi planet tona për zhvillimin gradual, jo vetëm në Shqipëri, por edhe për rajonin.

Avantazhet e blerjes dhe të përdorimit të makinave elektrike kineze tashmë janë një fakt i vërtetuar në tregun ndërkombëtar. Skena globale që e prezantoi produktin kinez edhe në sy të tregut ndërkombëtar ishte autoshow në Shangai, ashtu si edhe autoshow në Guanzhou. Të dyja këto struktura kishin pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës dhe në fund, dhanë panoramën e qartë të gjendjes aktuale të zhvillimit të makinave elektrike në botë.

Është pranuar tashmë nga të gjithë operatorët ndërkombëtarë, që Kina, në sektorin e prodhimit të automjeteve, ka bërë hapa gjigandë.

Kina ka kryer dy revolucione, në kuptimin figurativ të fjalës. Një revolucion vjen nga elektifikimi 100 përqind i makinës, gjë që e kanë bërë edhe shumë vende të tjera, por revolucioni i dytë dhe i veçantë i saj është dixhitalizimi i plotë i kësaj makine, i të gjitha funksioneve të saj. Kompanitë kineze prodhuese të automjeteve kanë përfshirë sot aplikacionet më të avancuara të kohës. Është fjala e fundit e teknologjisë bashkëkohore.

CMG: Si e shikoni të ardhmen e marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Kinë dhe të investimeve kineze në Shqipëri?

Ilirjan Koxhioni: Natyrisht që marrëdhëniet tregtare dy palëshe kanë një histori të kaluar në Shqipëri. Në kuadrin e zhvillimit të sotëm, mund të them që marrëdhëniet dypalëshe kanë pasur dhe kanë akoma një prirje të mirë të zhvillimit, në drejtim të forcimit të tyre.

Pikërisht edhe kjo konferencë i shërben forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, nëpërmjet prurjes së informacionit sa më afër njeri-tjetrit. Dhe kjo është e shtrirë në shumë sektorë të ekonomisë. Mendoj që ekzistojnë hapësira dhe potenciale të mëdha për t’u shfrytëzuar, nga bashkëpunimi tregtar midis të dy shteteve, gjithmonë me objektivin e zhvillimeve dhe përfitimeve reciproke dypalëshe.

Marrë nga CRI.CN

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”