Soreca: 4.8 milionë euro grante për INSTAT, censi të jetë i besueshëm

I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori, Luigi Soreca, ka nënvizuar këtë të mërkurë se censi i popullsisë dhe banesave, që pritet të nisë më 18 shtator, është e rëndësishme të japë informacione të besueshme.


I Ngarkuari me Punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori, Luigi Soreca, ka nënvizuar këtë të mërkurë se censi i popullsisë dhe banesave, që pritet të nisë më 18 shtator, është e rëndësishme të japë informacione të besueshme.

Sipas diplomatit të Bashkimit Europian, për të mundësuar një cens sipas standardeve të familjes së madhe europiane, BE ka dhënë në formë granti për Institutin e Statistikave 4.8 milionë euro.

Në çelje të fjalës së tij, në konferencën hapëse të “Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023”, Soreca tha se Shqipëria është në rrugë të mbarë sa i takon anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Është një nder dhe privilegj për mua të jem sërish në Shqipëri në këtë moment kaq të veçantë për vendin, që është në procesin e anëtarësimit dhe në një moment të rëndësishëm për zgjerimin e BE. Presidentja Von Der Leyen sapo mbylli para pak minutash fjalën e saj në Parlamentin Europian për sa i përket gjendjes së BE. Ajo e bëri shumë të qartë se sa i rëndësishëm është ky moment, sesi BE nuk ka nevojë të ndryshojë traktatin me qëllim që të zgjerohet dhe tani është momenti që të merren në konsideratë dhe të shihen ato vende, zona, ku vendet kandidate janë në rrugën e anëtarësimit të plotë”, theksoi Soreca.

“Shqipëria vjen në një moment mjaft të mirë, pas një pune të mirë në procesin screening në muajt e fundit dhe është gati për takimin e rëndësishëm mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor në dhjetor në Bruksel”, tha Soreca.

Ai shtoi se realizimi i censit është një angazhim shumë i rëndësishëm, pasi ndikon në politikëbërjen, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në orientimin e fondeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

“Ky proces ka një rëndësi të madhe për të ofruar një informacion të besueshëm përmes së cilit do të hartohen politika të mbështetura në të dhëna, për të planifikuar shërbime publike dhe për shpërndarjen e fondeve të buxhetit shtetëror”, tha Soreca.

Sipas tij, “Shqipëria në rajon përgjithësisht përballet me sfida specifike demografike, prandaj është e rëndësishme të ketë informacion të besueshëm statistikisht për të bërë zgjedhje e duhura për çështjet demografike, të strehimit, çështjet sociale apo pakicave”.

“Ky cens është i rëndësishëm edhe në kontekstin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Nuk është rastësi që kapitulli që përfshin statistikat është në grupkapitujt thelbësorë. Duhet ditur sa vota anëtarësie ka një vend në BE. Po ashtu, orienton dhe identifikon nevojat e mbështetjes financiare të BE. Politikat e BE mbështeten në të dhëna të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe krahasuese”, nënvizoi diplomati evropian.

Soreca vuri në dukje edhe mbështetjen e BE për INSTAT.

“Ndërkohë që Shqipëria vjen gjithnjë e më afër anëtarësimit në BE, sot më shumë se kurrë është thelbësore që vendi të prodhojë cense që përputhen me standardet e BE. Kjo është arsyeja për se prej shumë vitesh BE ka forcuar një partneritet me INSTAT. Për këtë cens kemi mobilizuar 4.8 milionë euro në grante për INSTAT. Kemi patur mbështetje nga Suedia, Zvicra dhe nga familja e OKB, nga fondi për popullsinë. Duam të falënderojmë si BE, dhe të themi se mësimet e nxjerra nga censi i mëparshëm i vitit 2011, kanë shërbyer si mësim për INSTAT dhe të gjithë grupin, për të përfshirë analizat etnike në cens që do të nisë më 18 shtator, për të qenë në përputhje me standardet e BE. Dua t’i uroj INSTAT dhe njësive të tjera fat në muajt që vijnë”, mbylli fjalën e tij i ngarkuari me punë i Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…