Zelensky në Athinë për takime me udhëheqësit e Ballkanit dhe BE-së

Zelensky u takua me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe më vonë me Presidenten e vendit, Katerina Sakellaropoulou.


Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndodhet në Greqi të hënën për bisedime me udhëheqësit e këtij vendi, e të vendeve të tjera të Ballkanit, si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Zoti Zelensky u takua me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe më vonë me Presidenten e vendit, Katerina Sakellaropoulou.

Në deklaratat pas takimit me zotin Zelensky, kryeministri grek shprehu mbështetjen e plotë për Ukrainën, kundër sulmit të rusisë dhe dënoi krimet e luftës së Rusisë. Ai u zotua “të qëndrojë përkrah qeverisë dhe popullit heroik” të Ukrainës, “për aq kohë sa do të nevojitet”.

Zoti Mitsotakis tha gjithashtu se vendi i tij, një vend anëtar i NATO-s, do të marrë pjesë në detyrën “titanike” për rindërtimin e Ukrainës, kur luftimet të kenë përfunduar.

Zoti Zelensky falenderoi Greqinë për mbështetjen, duke sugjeruar gjithashtu se Greqia ka rënë dakort të stërvisë pilotët ukrainas për të drejtuar avionët amerikanë F-16 që Danimarka dhe Holanda kanë premtuar t’i japin Kievit.

Dy udhëheqësit nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin në NATO të Ukrainës, “kur aleatët të kenë rënë dakort dhe kur të përmbushen kushtet”.

Në mbrëmje Presidenti Zelensky mori pjesë në një darkë të shtruar nga zoti Mitsotakis për zyrtarë të lartë të nëntë vendeve të Ballkanit, Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen si dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, thuhet në një njoftim të zyrës së zyrës së kryeministrit grek. Në këtë ngjarje pritet të diskutohet mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Shumë vende të këtij rajoni tashmë janë anëtare të BE-së, ndërsa vendet e tjera janë në proces anëtarësimi.

Greqia u është bashkuar partnerëve të saj të NATO-s dhe BE-së në mbështetje të Ukrainës kundër agresionit rus dhe ka ofruar ndihmë ushtarake, përfshirë automjete ushtarake dhe municione.

Por Athina i ka rezistuar trysnisë për ta furnizuar Kievin me një sistem rus të mbrojtjes ajrore, të dislokuar në ishullin e Kretës. Greqia është e angazhuar në një fushatë të blerjes së armëve për ushtrinë e saj mes tensioneve në rritje me Turqinë, vendin fqinj, aleatin e NATO-s dhe rivalin e saj historik rajonal.

Darka në Athinë po mbahet për të shënuar 20 vjetorin e takimit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik që kishte për synim të përshpejtonte përpjekjet e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentët e Serbisë, Malit të Zi dhe Moldavisë, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Bullgarisë, Kroacisë dhe Rumanisë, dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës pritet marrin pjesë në darkën e punës në Athinë. Kryeministri grek Miktsotakis do të zhvillojë takime të veçanta me disa nga udhëheqësit e këtyre vendeve të hënën dhe të martën.

Një mungesë e theksuar në takim është ajo e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Marrëdhëniet e Greqisë me fqinjin e saj veriperëndimor u përkeqësuan për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili i arrestua në maj nën dyshimet për blerje votash.

Athina këmbëngul se ndalimi i Fredi Belerit, i cili përfaqëson votuesit e pakicës greke në Himarë, u bë për motive politike dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.

“Besoj se të gjithë e kuptojnë se nuk ishte e mundur që zoti Rama të ftohej në një iniciativë kaq të rëndësishme”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis.

“Ne jemi serioz kur themi se rruga evropiane e Shqipërisë kalon përmes respektimit themelor të rregullave dhe ligjeve evropiane”, tha ai, duke vënë në dukje se presidenti i Shqipërisë nuk e kishte pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë takim.

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Balla: Policia shpëton pesë turistë britanikë në “Shpellën e Pëllumbasit”

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht për garantimin e sigurisë së turistëve dhe vizitorëve, në vendin tonë.