Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të Demokracisë!

Sot, 7 vite më parë, populli turk i tha “jo” tentativës për grusht shteti kundër demokracisë dhe pavarësisë sonë


Nga Tayyar Kağan Atay
Ambasadori i Türkiye në Tiranë

Sot, 7 vite më parë, u bë një tentativë grusht shteti kundër demokracisë dhe pavarësisë sonë. Anëtarët e Organizatës Terroriste Fetullah, një organizatë terroriste e gjeneratës së re me tiparin e saj të rrjetit të inteligjencës, u përpoqën të merrnin kontrollin e Republikës së Turqisë në përputhje me të ashtuquajturat urdhra të krerëve të tyre që jetojnë në SHBA.

Kjo tentativë për grusht shteti dështoi dhe u shpartallua falë qëndresës së popullit turk, policisë dhe ushtrisë, por ajo u kushtoi jetën 252 dëshmorëve dhe gjakun e mijëra veteranëve dhe qëndrestarëve.

Ne përkujtojmë të gjithë dëshmorët tanë me lutje dhe mirënjohje që sakrifikuan jetën e tyre, duke i rezistuar kësaj tentative për grusht shteti. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për veteranët tanë, të cilët rrezikojnë vdekjen pa iu trembur syri.

Në shtatë vitet që kanë kaluar nga tentativa e dështuar për grusht shteti, si rezultat i gjyqeve të zhvilluara në vendin tonë, është vërtetuar se pas tij qëndronte kreu i grupit Fetullah Gylen, me banim në SHBA, se bashku me pasuesit e tij qe verpuan me urdhrat e tij.

Me përpjekjet e shtetit tonë u shkatërrua shtylla kurrizore e FETO-s në Turqi. Lufta jonë kundër këtij rrjeti inteligjent vazhdon me vendosmëri jashtë vendit.

Fatkeqësisht, Shqipëria mike dhe vëllazërore, e cila u solidarizua me kombin turk natën e grushtit të shtetit, ende nuk i ka dhënë fund ekzistencës së strukturës së FETO-s, kryesisht strukturave te tyre në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.

Ne vazhdojmë të shpjegojmë taktikat tinzare/tradhtare të FETO-s që Shqipëria të mos përjetojë përvojat e hidhura që vendi ynë i perjetoi. Ne e dimë gjithashtu se ka organizata shtetërore dhe ndërkombëtare që u bëjnë presion vëllezërve tanë shqiptarë që ky rrjet tinëzar të vazhdojë aktivitetin e tij në Shqipëri.

Si Turqi, ne do të vazhdojmë të zbulojmë fytyrën e vërtetë të FETO-s dhe të shpjegojmë se si ajo përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të vendit ku ndodhet. Shpresoj që; ndërgjegjësimi për anën e errët të FETO-s në publikun shqiptar do të rritet dita ditës.

Me këtë rast, dua ti bej një thirrje komunitetit ndërkombëtar prezent në Tiranë.

Hiqni dorë nga përpjekjet për të mbrojtur/mbeshtetur strukturën fetare, shkollat, spitalet dhe kompanitë e bizneset e ketij rrjeti tinëzar, e startuar nga nje organizate e huaj inteligjente i cili ka tentuar një grusht shteti kundër Republikës së Turqisë dhe kombit turk si dhe ndaloni presionin qe ushtroni ndaj autoriteteve shqiptare për këtë qëllim.

Kësaj organizate iu thye shpina në Turqi; jashtë vendit, ajo po shkrihet çdo ditë. Pra, sot eshte, neser nuk eshte. Është Republika e Turqisë ajo qe mbetet pergjithmone, një anëtare e NATO-s dhe kandidate e BE-së, e cila ka një rëndësi tejet kritike për demokracinë, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e përhershëm të Evropës.

Në përfundim të fjalës time, edhe një herë ne prezencen tuaj i perkujtoj me  respekt e nderim të gjithë dëshmorët tanë dhe të gjithë veteranëve tanë u uroj jetë të gjatë.

Nën kujdesin e Ambasadës turke në Tiranë është organizuar ceremonia përkujtimore për përvjetorin e shtatë të tentativës për grusht shteti në Türkiye, tentativë e ndërmarrë nga organizata terroriste FETO, që shënohet si Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e organizuar tek Memoriali i Dëshmorëve të 15 Korrikut në Parkun e Madh të Liqenit Artificial në Tiranë, ishin të pranishëm Ambasadori i Türkiye-s në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, drejtori i Institutit “Yunus-Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Tiranë, Dr. Emine Gizem Başkan, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, zyrtarë të tjerë të institucioneve turke, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, qytetarë turq dhe qytetarë shqiptarë.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.