Lulëzon transporti i kafesë kokërr në Kinë, ndërsa rritet konsumi i kafesë

Këtë vit, shitjet e kafesë pritet të arrijnë në 180 miliardë juanë (25.3 miliardë dollarë),


Ndërsa konsumi i kafesë në Kinë rritet, biznesi i transportit të kafesë kokërr ka lulëzuar dhe qytetet e nivelit të parë mbeten destinacione kyçe për sasinë më të madhe të kokrrave të kafesë.

Një kafenë në Shangai(Foto:VCG)

Suzhou, në provincën Jiangsu; Kunming, në provincën Yunnan; dhe Shangai ishin tre qytetet kryesore që patën vëllimin më të madh të kokrrave të kafesë vitin e kaluar, thuhet në raportin e “Full Truck Alliance”, i publikuar në maj.

Vitet e fundit, Suzhou ka rritur objektet e përpunimit të thellë të kokrrave të kafesë dhe një numër markash të njohura kanë ngritur bazat e tyre të pjekjes në qytet.

Me një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh, në Suzhou u transportuan gati 90.000 tonë kokrra kafeje vitin e kaluar, duke kryesuar listën. Sipas raportit, kjo shifër është më e lartë se vëllimet totale të marra nga Shangai dhe Tianjin.

“Periudha midis tetorit dhe marsit është sezoni kryesor i mbledhjes së kokrrave të kafesë në Kinë dhe një sasi e madhe frutash të freskëta kafeje duhet të transportohen në fabrikat e pjekjes. Kjo kërkon transport me kamionë për të arritur qarkullim dhe qarkullim të shpejtë”,- tha Tao Ran, zv.drejtor i “Full Truck Alliance”.

“Pasi Kina optimizoi masat e reagimit ndaj Covid-19 në fund të vitit të kaluar, dhe me rifillimin e punës nga zyrat në zonat urbane, konsumi i kafesë ka regjistruar rritje që nga marsi”, tha Tao.

Fermë e kafesë në provincën Yunnan(Foto:VCG)

Këtë vit, shitjet e kafesë pritet të arrijnë në 180 miliardë juanë (25.3 miliardë dollarë), dhe norma e përbërë e rritjes vjetore të kafesë në vend pritet të arrijë 26 për qind gjatë viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të publikuar nga konsulenca globale “Frost & Sullivan”.

Deri më tani, në Suzhou janë hapur më shumë se 1600 pika kafeje, dhe mbi 10.000 persona janë të përfshirë në punë të lidhura me kafenë. Në qytet janë hapur ambiente të reja që integrojnë konsumin e kafesë me libraritë, kopshtarinë dhe operën kineze, thuhet në raport.

Ndërkohë, Kunming, në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore, është bërë një qendër tranziti për kokrrat e kafesë dhe një sasi e madhe kokrrash janë transportuar në të gjithë vendin, si dhe jashtë qytetit. Yunnan ka zonën më të madhe të kultivimit të kafesë në Kinë, i cili është dhe rajoni ideal për rritjen e kokrrave me cilësi të lartë.

35-vjeçari Zhang Hang, banor në Yunnan, është përfshirë në biznesin e kokrrave të kafesë për më shumë se 15 vjet. Ai tha se është e rëndësishme të zgjerohet zinxhiri i transportit për të rritur shkallën e biznesit.

“Tani, ne mund të porosisim lehtësisht në internet transportimin e kokrrave të kafesë me kamionë. Shërbimi ka ulur koston e kokrrave të kafesë nga Yunnan të transportuara në rajone të tjera në Kinë dhe jashtë shtetit si Azia Juglindore. Gjithashtu ka ndihmuar në rritjen e efikasitetit të tregtimit të kokrrave të kafesë dhe ne kemi marrë më shumë porosi nga klientët”,- tha Zhang.

Një kafenë në Kopshtin Zoologjik të Pekinit(Foto:VCG)

Një kafenë në Kopshtin Zoologjik të Pekinit(Foto:VCG)

Pu’er, një zonë e madhe e plantacioneve të kokrrave të kafesë në Yunnan, është më shumë se 4000 kilometra larg nga Kunyu në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur, por distanca nuk e ka penguar aromën e kafesë të arrijë te konsumatorët vendas.

Të dhënat nga “Full Truck Alliance” tregojnë se distanca më e largët për të cilën mori një porosi ishte nga Yunnan në Xinjiang, duke transportuar 34 tonë kokrra kafeje.

Vëllimi mesatar i konsumit të kafesë për frymë të punonjësve të zyrave në qytetet e nivelit të parë dhe të dytë në Kinë ka arritur në rreth 300 filxhanë në vit, afër nivelit të tregjeve të pjekura. Niveli është dukshëm më i lartë se mesatarja e përgjithshme në Kinën kontinentale, e cila qëndron në nëntë filxhanë në vit, zbuloi një raport kërkimor nga “Deloitte”.

Të nxitur nga zhvillimi i zinxhirit të industrisë së kafesë, qytetet më të vogla kanë zënë gjithnjë e më shumë një pozicion të rëndësishëm në transportin e mallrave të kafesë.

Më shumë kafene janë hapur në qytetet e nivelit të tretë dhe të katërt në Kinë dhe vëllimi i konsumit të kafesë është rritur me shpejtësi në qytete të tilla, thuhet në raportin e “Full Truck Alliance”.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama: Shumë zhurmë dhe mjegull për negociatat, BE do që të na marrë brenda vetes

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë,…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shumë zhurmë dhe mjegull për negociatat, BE do që të na marrë brenda vetes

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi sot gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë,…