Yuri, “The Fashion Ambassador”

Një portet i “paautorizuar” i Ambasadores Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

“Yuri Kim, The Fashion Ambassador”

Kur ambasadorja e re amerikane, Yuri Kim, paraqiti Letrat Kredenciale te Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, përshtypja që ajo krijoi për syrin e estetëve të “Fashion” ishte shumë pozitive.

Diplomate. E bukur. Elegante. E qeshur. E veshur me shije. Yuri solli një imazh perfekt!

Një kostum i zi, kombinuar me çorape tyli të errëta, që e bënte kryediplomaten e SHBA-ve të dominonte estetetikisht takimin me kreun e shtetit shqiptar.

Gjatë më shumë se tre viteve të shërbimit të saj në Shqipëri, Yuri Kim, është shfaqur në avantgardë të “modës diplomatike”.

E kuruar në çdo detaj!

Me veshje të personalizuara për çdo takim. Me një kod estetik.

Në një harmoni thuajse perfekte!

Por, a ka ambasadorja amerikane një këshilltar për imazhin e saj?

Kush ia këshillon se çfarë duhet të veshë, se çfarë varëse apo gjerdan duhet të vendosë?

A fshihet ndonjë mesazh i koduar përmes karficave që vendos në xhaketë? 

Pyetje shumë të vështira!

Por, le t’i analizojmë me radhë, përmes fotove të saj!

XHAKETAT

Herë e veshur me një xhaketë të kuqe, herë me një rozë dhe herë tjetër me një të bardhë. Bezha i shkon shumë. E përdor shpesh si ngjyrë, në nuanca të ndryshme.

Herë vishet me motive floreale dhe herë me xhakavento lëkure. Herë me pardesy ngjyrë kremi dhe herë me pardesy ngjyrë çokollate e hapur.

 

T-SHIRTET

Nuk mungojnë as dhe T-shirtet me ngjyra të ndezura, veçanërisht në ngjyrë portokalli, të cilat ja shtojnë më shumë hijeshinë.

KARFICAT

Karficat konsiderohen si mesazhe të fshehura në botën diplomacisë.

Asnjëherë nuk kanë munguar në xhaketat e Yuri Kim. Të shumëllojshme. Të bukura. Të punuara me shumë dashuri.

Herë me simbolin e shqiponjës dykrenare, herë të një gjetheje, herë të një spirale, dhe herë të një zogu në fluturim.

LULET E STILIZUARA

Lulet e stilizuara  i ka përdorur shpesh në paraqitjet e saj, në takime me zyrtarë të lartë.

Me forma të bukura dhe ku dallohet finesa.

GJERDANËT

Shumë të bukur. Të formave dhe madhësive të ndryshme. Me një koleksion jo të vogël.

Dhe tek ambasadorja e “bukur nga Amerika”, gjerdanët rinë në perfeksion, si te “Venusi”, apo “Afërdita”, simboli i bukurisë!

Një Ambasadore është gjithmonë nën “lupën” e estetëve. E diskutuar nga blogerët e modës.

Dhe Yuri ndihet e privilegjuara e “Fashion”.

Sepse ajo është “The Fashion Ambassador”

Lexo më shumë nga

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.