Kur mjeshtri vlerëson mjeshtrin, punët ngasin frymëzimin!

Më dhe krahë, më dhe forcë, më dhe kurajo, më dhe nxitje që të guxoj për më shumë. Dhe për këtë faleminderit Besnik Dizdari!

Nga BUJAR QESJA, “Mjeshtër i Madh”

Mjeshtëri i njohur i penës, pse jo dhe kryemjeshtri Besnik Dizdari kur provokon vlerësim pune, nuk mund ta anashkalosh. Vlerësimi është i pakushtëzuar, pa interes, nuk më jep shkas për të marrë titull, apo për të m’u shtuar ca kacidhe pensioni.

Kur u nda nga jeta një kolos i arsimit, bëra shkrimin me titull: ”Burhan Hoti zotnia i arsimit”. Punë ditësh dhe nga ekrani i celularit lexoj emrin e Besnik Dizdarit, nga penat veterane dhe më të fuqishme të publiçistikës shqiptare. Sigurisht jo vetëm sportive.

Vitet e tranzicionit, na i kanë rrudhur takimet me njerëzit dhe veçanërisht me kolegët. Secili është futur në “kasollen” e tij të jetës dhe mendon se si do të vazhdoj frymëmarrjen. Kështu edhe me Besnik Dizdarin, kam më shumë se 20 vite që as jam parë dhe as jam takuar.

Emri Besnik Dizdari në celular, më kontraktoi disi dhe brenda pak sekondash kisha kohë ta godisja fort memorien, për të shkëndur prej saj copëra muri të kujtesës jo fort të afërt.

-Besnik Dizdari jam! Të mora për të bërë komplimenta, për një shkrim që kishe bërë për “Mësuesin e Merituar” Burhan Hoti. Më ka pëlqyer shumë. Do të interesohem të botohet edhe në gazetën “Nacional”.
Me datën 8 prill 2023, gazeta “Nacional” në një faqe të plotë, boton shkrimin me titull : “Burhan Hoti zotnia i arsimit” me autor Bujar Qesja. Me datën 9 prill 2023, Mjeshtri i çquar i penës, krijuesi i Çmimit “Anton Mazreku”, botuesi i 18 librave Besnik Dizdari, tashmë në moshën 80 vjeçare, më dërgon këtë shënim, që po e bëj të njohur.

-Bujar e rilexova sot shkrimin tënd, që u botua dje në “Nacional”. Është nga shkrimet më me vlerë që ke shkruar. Dallon për stil, kompetencë, kulturë, konçizitet, informacion tejet i pasur, i dhënë me mjeshtërinë e gazetarit më të sprovuar. Edhe njëherë të lumtë! Të falenderoj me shumë respekt, Besniku.
Kam të drejtë të marr krahë. Kam të drejtë të vendos ushqyesin, në prizën e energjive ende të pacënuara, për t’i ridimensionuar pasionin dhe vullnetin për punë të mbara, për punë që shoqëria ka nevojë t’ia transmetoj. Kam shkruar, e shkruar. Do të shkruaj, e do të shkruaj derisa të fikem. Por vlerësimi që të japin mjeshtërat e mëdhenj të penës, është sikur të vraposh në mes të qytetit nga gëzimi.

Mund Dizdari edhe mos të shprehej dhe këtu nuk do të ishte i vetmi. Mund Dizdari edhe të mos të të vendoste në prehërin inkurajues të nxitjes dhe vlerësimit dhe këtu nuk do të ishte përsëri i vetmi. Mund të bënte, sikur nuk e kishte parë apo lexuar këtë shkrim timin dhe këtu i vetmi s’do të ishte. Sa mungojnë në kohën e sotme përshtypjet dhe vlerësimet e kolegëve? Konkurencë? Cmirë? Xhelozi? Romuze të thënë ashtu kot? Inat dhe kurriz kthyer nga profesioni? Se ti nuk je gjë hiç para meje? Të gjitha këto nga pak secila.

Jo pak në kohën e sotme, me zanatin tonë bëhet pazar. Kolegët e mi blihen dhe shiten sikur të ishin kunguj. Profesioni dhe morali është zëvëndësuar me fitimin, duke cënuar rëndë raportet sterile me publikun. Prandaj dhe më bën përshtypje dhe e çmoj respektin dhe vlerësimin që më bëhet me këtë rast.
Dhe zemra më bëhet mal. Nga ai mal që më mbetet ende të ngjitem në profesion, më vjen nga një emër jo dosido, por nga një violinë e parë e orkestrës gjigande të publiçistikës tonë. Vlerësimi kështu kthehet në detyrim. Vlerësimi të ngarkon me përgjegjësi të reja. Dhe të gjitha këto, para publikut objektiv dhe të vëmëndshëm.

Me Besnik Dizdarin kam udhëtuar me 26 shtator 1995 për në Itali, kur “Teuta” ndeshej me Parmën e Zolës. Foto është fiksuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona. Dizdari i fortë i penës, i ëmbël në komunikim. Më shkodranishten e tij origjinale, shpërndan vlerat dhe aftësitë e tij, tashmë të vendosura në historinë tonë të publiçistikës.

Më joshi ky vlerësim, i dhënë nga një mjeshtër për mjeshtërin. Por pa interes, pa kushte, pa më jep të jap. Dhe kështu vlerësimi vjen i fuqishëm, si vetë pozicioni im në angazhimet e ardhëshme.
Më dhe krahë, më dhe forcë, më dhe kurajo, më dhe nxitje që të guxoj për më shumë!

Dhe për këtë faleminderit Besnik Dizdari!

Bujar Qesja
Durrës: 27 prill 2023

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

DPT: Mbi 141 mijë tatimpagues aktivë të regjistruar

Për herë të parë, numri i tatimpaguesve aktivë të regjistruar ka arritur në 141.682, një tregues i qartë i rritjes…