Alibeaj: Berisha e sulmon PD-në për halle personale!

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi një takim me strukturat e PD-së në Kavajë


Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj zhvilloi sot një takim me strukturat e PD-së në Kavajë, ku paraqiti situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

“Sakrificë është në fakt e gjithë kjo situatë nëpër të cilën është duke kaluar PD, prej shumë e shumë kohësh. U bënë pothuajse dy vite. Një sakrificë e cila në fakt nuk ishte as e kërkuar dhe as e shkaktuar prej nesh. Dhe në fakt që këtu duhet të fillojë diskutimi. Diskutimi i situatës politike të PD-së dhe bashkë me të dhe si do përballet kjo fushatë zgjedhore. Pikë së pari, duhet të bësh një reflektim me veten”, tha ai.

Alibeaj tha se politika është me ulje-ngritje. “Politika është me vështirësi, kemi qenë në qeverisje, kemi qenë në opozitë, por se kjo nuk duhet të na bëjë që të heqim dorë nga disa vlera që janë thelbësore”, vijoi Alibeaj.

“Kemi qenë në ’90. Kemi qenë në ’97. Kemi qenë në 2005. Kemi qenë në 2013. Duhet të jemi edhe tani. Kjo është ADN-ja jonë. Kjo është pasaporta jonë politike. Kjo është emri i babës dhe i nënës, të cilët nuk ndryshojnë. E pra në te gjithë demokratët, në këtë periudhë, një vit e gjysmë u vendosëm në një test, të gjithë. Do të qëndrojmë ne tek Partia Demokratike apo do të ndryshonim identitetin tonë. Kaq e thjeshtë ishte. Një pjesë e madhe qëndruan këtu. Një pjesë tjetër ikën dhe nuk janë këtu. Përse? Vetëm për sjelljen e një personi. Ai që të gjithë ne demokratët e kemi konsideruar lider historik e bëmë president e 2 herë kryeministër, po për një hall te vetin personal. Jo shkaktuar nga ne, jo shkaktuar nga demokratët. Për një lidhje të drejtpërdrejtë me aleatin historik, të shqiptarëve po e po, por mbi të gjitha Partisë Demokratike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Në vijim, Alibeaj foli për historinë e Partisë Demokratike në marrëdhënie me SHBA dhe rolin e Berishës në ndarjen e PD-së.

“Historia e marrëdhënies së shtetit shqiptar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fakt është historia e Partisë Demokratike në marrëdhënie me ta. Janë rrugë paralele. Dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse Partia Demokratike lindi dhe pse ne jemi demokratë. Jo vetëm kaq, ky vend ky popull, ky komb i detyrohet shumë vendit të lirisë dhe vendit të demokracisë, Shteteve të bashkuara të Amerikës. Prej një viti e gjysmë pa shkak, jo për fajin tonë, jo për një interes publik Partia Demokratike, ju të gjithë jeni ndodhur në një agresion. Në agresion jemi ndodhur, sulm, linçim, verbal dhe fizik, financiar dhe juridik. Dhe e gjitha kjo është bërë për një arsye, për një hall personal të një individi. Të një individi, i cili kurrsesi edhe në aspektin njerëzor nuk do të duhej ta kishte kaluar hallin e vet personal tek kontribuesit, tek Partia Demokratike. Të cilët vetëm i kanë dhënë. Në fakt, njerëzit e bazës, demokratët, vetëm kanë dhënë e shumë pak kanë marrë. Fus dhe veten këtu në fakt. Të gjithë ata ndër vite që kanë qenë përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë nga kontributi, nga djersa, nga sakrifica e demokratëve, njerëzve si ju. Dhe vetëm në aspektin njerëzor, kurrsesi nuk duhej menduar nga askush që nëse ndodhesh në një siklet, në një hall, nuk mund t’i marrësh njerëzit e t’i bësh bashkëvuajtës. Se praktikisht, ajo që ka bërë Berisha me demokratët është t’i bëjë bashkëvuajtës në hallin personal. Kjo është e papranueshme, Kjo është një çështje e cila ka shkaktuar pikërisht zallamahinë brenda Partisë Demokratike”, tha ai.

Po ashtu, Alibeaj theksoi se Partia Demokratike nuk është e një njeriu, nuk ka lindur për shkak të një njeriu. “Ka lindur këtu, këtu në Kavajë ka lindur, kohë më parë se Sali Berisha të merrte flamurin e Partinë Demokratike”, theksoi ai.

“Epo historia nuk duhet të gënjejë, se ka qenë lëngata, zemërimi, sakrifica e kavajasve fillimisht, por edhe të shkodranëve ata të cilët i dhanë zjarr një dëshire, një nevoje të madhe të popullit më të shtypur në 50 vite komunizëm, për të krijuar Partinë Demokratike. E për sa kohë ka lindur e të gjithëve, e të gjithëve është. Dhe është e papranueshme për Partinë Demokratike që të arrijë sot nga një pjesë që të merret për hallet personale, e të merret të shkojë tek një parti e majtë. Ku tek Ilir Meta! Ilir Meta nuk ishte ky që në 2013-në qeveriste me Partinë Demokratike. Ishte ai i cili i la demokratët në baltë dhe shkoi bëri martesën e radhës me Edi Ramën. Ajo që vuajmë ne sot, prej 10 vitesh pothuajse, nuk është gjë tjetër veçse është një regjim i cili vjen sipas edukatës politike të ish-bllokut. E kuptoni pra se çfarë mëkat i madh politik është duke shkaktuar Sali Berisha. Por sot në ka një tradhti të madhe që po i bëhet Partisë Demokratike është pikërisht ajo përshkrova pak më sipër, që po i bën Sali Berisha. E pra, jeni thirrur të gjithë së bashku si para 32 vitesh a 33 viteve, të ruajmë partinë e vetme properëndimore, që është Partia Demokratike”, theksoi Alibeaj.

Ambasadori Atay pret Presidentin e International Watercolors Society, Atanur Dogan

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, priti piktorët turq Atanur Dogan dhe Levent Oyluçtarhan.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Një libër për poetin e pakohë…

“Mes jush Jetoj” është një libër jo i zakonshëm, në përmbajtje dhe në kohë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Ambasadori Atay pret Presidentin e International Watercolors Society, Atanur Dogan

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay, priti piktorët turq Atanur Dogan dhe Levent Oyluçtarhan.