Shqipëri-Kosovë, lëvizje e lirë me automjete në dy anët e kufirit

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, nënshkruan sot në Tiranë protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare


Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, nënshkruan sot në Tiranë protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, sipas marrëveshjes së firmosur vitin e shkuar.

Sipas dy ministrave Çuçi dhe Svelça, ky protokoll është një hap tjetër përpara në këtë proces lehtësimi sepse krahas lirisë së lëvizjes më këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.

Pas nënshkrimit të protokollit, ministri Svelça tha se “puna jonë e vazhdueshme po sjell rezultate, po kërkon përmirësim të vazhdueshëm të marrëveshjeve në mënyrë që të lehtësojmë jetën e qytetarëve dhe të jemi në shërbim të tyre sa më shumë të jetë e mundur”.

Me homologun tim Xhelal Sveçla nënshkruam ??????????? ??̈ ??̈?????̈??? ??̈ ??? ???????? ? ??̈?????? ??̈ ????̈ ???̈????????? për banorët e zonave në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë sipas marrëveshjes që firmosëm vitin e shkuar.

Ky protokoll është një hap tjetër përpara në këtë proces lehtësimi sepse ?????? ??????̈ ??̈ ??̈?????? ?? ??̈???̈ ??????? ???? ?????? ?? ????????? për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.????

Posted by Bledi Çuçi on Wednesday, April 12, 2023

“Më nënshkrimin e këtij protokolli jo vetëm do t’i afrojmë institucionet, por edhe qytetarët e dy vendeve dhe po ashtu jam i bindur se nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por do të ketë një vazhdimësi marrëveshjesh, të cilat i kemi nënshkruar dhe do vazhdojmë t’i nënshkruajmë deri sa të vijë koha që qytetari i dy vendeve të mos dijë se ku ndodhet apo ku punon”, tha Svelça.

Ministri Çuçi u shpreh se “do të doja të kishte vetëm një marrëveshje, të mos kishte kufi fare dhe kjo lëvizje e lirë që ne po i mundësojmë banorëve kufitarë brenda 30 km të secilit vend, të ishte për të gjithë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë, por deri atëherë meqë jetojmë në Europë dhe jemi bashkësi e Europës duhet të respektojmë këto marrëveshje ndërkombëtare në të cilat jemi pjesë. Deri atëherë bëjmë të pamundurën që shtetasit tanë të qarkullojnë sa më lirshëm”.

“Përmirësimet e sotme janë në funksion të kësaj lehtësie, që krijojmë për shtetasit tanë. Është shumë interesante kur e shikon të zbatuar marrëveshjen në terren dhe eksperienca që ministri Svelça e përjetoi pasi vizitoi të gjithë vijën kufitare ku kemi këtë lehtësi me qarkullimin është shumë e rëndësishme sepse e shikon vërtet që njerëzit përfitojnë”, tha Çuçi.

Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për protestat për Zvërnecin: Thirrje raciste, moratoriumi i gjuetisë riktheu flamingot

Kryeministri Edi Rama reagoi të dielën ndaj protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, duke kundërshtuar sloganet e përdorura nga protestuesit…