Lezhjania Valentina Ndocaj synon postin e këshilltares në provincën e Lombardisë

Bashkëshortja e ish-deputetit Eduart Ndocaj, kandidon për partinë “Noi Moderati” të senatorit Maurizio Lupi.

Një grua shqiptare nga Lezha është bërë pjesë e politikes Italiane. Ajo është Valentina Ndocaj, bashkëshortja e ish-deputetit Eduart Ndocaj, e cila pas një karriere prej shumë vitesh në shtetin Italian është angazhuar dhe në politiken apeninase.

“Noi Moderati” partia e qendrës së djathte në parlamentin Italian e senatorit Maurizio Lupi është forca politike në të cilën aderon zonja Ndocaj, ku është kandidate dhe për këshilltare në provincën e Lombardisë në zgjedhjet e datës 12 dhe 13 shkurt.

Jetesa në Itali prej shumë vitesh e nxiti që të bëhet pjesë e politikës së këtij shteti, ndërsa mbështetja dhe mbrojtja e interesave të komunitetit shqiptar do të jenë në fokus të punës së saj, thotë Valentina Ndocaj.

Në të njëjtën linjë është edhe bashkëshorti i saj ish-deputeti Eduart Ndocaj, sipas të cilit janë mbi 600 mijë shqiptar në shtetin Italian të cilët e kanë të nevojshme që të përfaqësohen edhe në politiken e këtij shteti.

Në një një takim mes shqiptarëve të Lombardisë të organizuar nga familja Ndocaj, ishin të pranishem senatorët Maurizio Lupi, Renato Farina dhe senatorja Maria Teresa Baldini. Ata lëshuan thirrje të vazhdueshme në mbështetje të kandidaturës së znj. Ndocaj, duke e cilësuar një zonjë të fortë që mbron parimet dhe vlerat universale të të drejtave të njeriut, si dhe një ambasadore e aftë të ndërtojë ura bashkëpunimi dhe miqësie mes dy popujve.

Shqipëri-Francë marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike, Gonxhja: Mundësi të reja për kineastët shqiptarë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Cannes), u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës…

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Francë marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike, Gonxhja: Mundësi të reja për kineastët shqiptarë

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë (Cannes), u nënshkrua marrëveshja e parë e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet Republikës…