Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave

Pas votimeve u shpallën tre fituesit për titullin akademik: prof. Adem Bunguri; prof. Anila Hoda dhe prof. Valter Memishaj


Pas afro një viti konkurrim, sot u përmbyll zgjedhja e kandidatëve të regjistruar për katër fusha të reja të hapura me vendim të Asamblesë.

U regjistruan gjithsej nëntë kandidatë, nga të cilët gjashtë prej tyre u kualifikuan për garën përfundimtare, që u zhvillua sot.

Në përfundim të votimit, komisioni bëri të njohur për të pranishmit në sallë dhe për ata në linjë (online) se nga katër fusha pati fitues vetëm për tri prej tyre, si vijon:

1. Për shkencat arkeologjike për titullin akademik: prof. Adem Bunguri.
2. Për shkencat e mjekësisë veterinare për titullin akademik, prof. Anila Hoda.
3. Për shkencën e gjuhësisë, për titullin akademik prof. Valter Memisha.

Komisioni do të shpallë nesër pasqyrën analitike të rezultateve për të gjithë kandidatët.

Kryesia e Akademisë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në garë, institucionet dhe organizmat që u përfshinë në përzgjedhjen, vlerësimin dhe votimin e tyre.

www.akad.gov.al

Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Akademisë së Shkencave

Pas votimeve në mbledhjne e sotme të Asamblesë u shpallën tre…

Posted by Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Academy of Sciences of Albania on Monday, February 6, 2023

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Çelet “Java e Administratës Publike 2025”, Pirdeni: Trajnime në IA për 600 punonjës

Rikthehet “Java e Administratës Publike 2025 – Edicioni II”, organizuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.