Frontex: 45% e emigrantëve të parregullt kaluan nga Ballkani drej Europës në 2022

Rreth 145.600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria

Rruga e Ballkanit Perëndimor përbënte gati 45% të totalit të emigrantëve të parregullt që u ndaluan në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë viti 2022, tha përmes raportit më të fundit vjetor Agjencia evropiane e Ruajtjes së Kufijve, FRONTEX.

Rreth 145.600 kalime të parregullta kufitare u raportuan në itinerarin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, të cilat përbënin rreth 136% më shumë se në vitin 2021.

Raporti i FRONTEX-it pohon se ky është numri më i lartë i kalimeve të parregullta të raportuara në këtë rrugë që nga viti 2015.

Sipas raportit të FRONTEX shtetasit e Sirisë, Afganistanit dhe Turqisë përbënin numrin më të madh të migrantëve të parregullt, por u raportuan gjithashtu kombësi që më parë kishin qenë pak në këtë rrugë, si tunizianët, indianët dhe burundistët.

Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake të FRONTEX , rreth 330 000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin e jashtëm të Bashkimit Evropian nga të gjitha rrugë-kalimet duke shënuar numrin më të lartë të migrantëve që nga viti 2016 dhe një rritje prej 64% nga viti i kaluar.

Sipas raportit sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku përbënin 47% të migrantëve të parregullt në vitin 2022.

“Pas nivelit të ulët të shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, ky ishte viti i dytë me radhë me një rritje të madhe të numrit të hyrjeve të parregullta, vlerëson raporti I FRONTEX.

Gratë përbënin më pak se një në dhjetën e migrantëve , ndërsa përqindja e të miturve të raportuar ra krahasur me vitin e shkuar në rreth 9 përqind.

Siaps FRONTEX rreth 13 milionë refugjatë ukrainas u llogaritën për hyrjen në kufijtë tokësorë të jashtëm të BE-së nga Ukraina dhe Moldavia midis 24 shkurtit 2022 deri në fund të vitit, të cilët nuk përfshihen në këto shifra. Në të njëjtën periudhë, 10 milionë shtetas ukrainas u raportuan në dalje në të njëjtat seksione kufitare.

Ndërkohë në Kanalin Anglez, sipas FRONTEX u evidentuan gjatë vitti 2022 mbi 71 000 kalime të parregullta kufitare në dalje, duke përfshirë përpjekjet dhe kalimet e suksesshme.

Raporti pohon se mbi 50 kombësi të ndryshme të migrantëve të parregullt u regjistruan në Kanal, shumica prej tyre nga Lindja e Mesme, Shqipëria dhe Briri i Afrikës. /VOA

Lexo më shumë nga

Gonxhja takim me aktivisten Selimi, në fokus ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Samitit e Samitit të IV të Diasporës zhvilloi një…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja takim me aktivisten Selimi, në fokus ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Samitit e Samitit të IV të Diasporës zhvilloi një…