
Tag: Masmedia turizem
Në një artikull të botuar nga “Time Out”, autorët Anya Ryan dhe Liv Kelly e rendisin bregdetin jugor të Shqipërisë ndër destinacionet evropiane ku dimri sjell më pak vizitorë, më shumë qetësi dhe mundësi për të shijuar disa ditë pranë detit.
Tirana po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një nga qytetet evropiane, që mund të eksplorohen me një buxhet të përballueshëm, veçanërisht gjatë vjeshtës, kur numri i turistëve dhe çmimet kanë tendencë të bien, shkruan Camilla Foster në një artikull të botuar në median amerikane “Tri-City Herald”.
Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë në tregun e pushimeve të përballueshme në Mesdhe, falë kombinimit të plazheve, klimës së ngrohtë, kuzhinës mesdhetare dhe çmimeve konkurruese, shkruan media franceze “Ouest France”.
Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje edhe përtej bregdetit, ndërsa qytetet historike, zonat malore dhe luginat e lumenjve, po shfaqen si destinacione tërheqëse për turistët që kërkojnë natyrë, kulturë, histori dhe përvoja më autentike.
Të kalosh më shpejt kontrollin kufitar mund të jetë një avantazh për turistët që planifikojnë pushimet në Evropë. Sistemi i ri europian i hyrje-daljeve, EES, po sjell ndryshime në mënyrën se si regjistrohen udhëtarët në kufijtë e zonës Shengen, shkruan Amelia Neath për median britanike “The Independent”.
Ballkani është një rajon me male, plazhe, ujëvara dhe shumë vende të bukura për t’u vizituar, shkruan Christopher Beanland në median britanike të udhëtimit “CN Traveller”.
Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet më tërheqëse të Mesdheut, falë ndërthurjes së trashëgimisë historike, qyteteve karakteristike, natyrës dhe zhvillimeve moderne, sipas një artikulli të botuar në median franceze TourMaG.com.
Shqipëria po shndërrohet në një nga destinacionet e turizmit të natyrës me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë vitit 2026, teksa gjithnjë e më shumë turistë po zgjedhin fshatrat malore, parqet kombëtare, peizazhet bregdetare, lumenjtë dhe zonat e mbrojtura natyrore, në vend të pushimeve tradicionale urbane, shkruan Travel and Tour Word.
Përballë Vlorës shtrihet një prej zonave më të paprekura dhe spektakolare të bregdetit shqiptar. Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit, të rrethuar nga ujëra të kristalta, shkëmbinj të thepisur, shpella dhe gjire të izoluara, ofrojnë një tjetër dimension të Shqipërisë turistike, shkruan Charlotte Lacroix në një artikull në median franceze “Le Figaro Nautisme”.,
Përtej brigjeve spanjolle, ekspertët e udhëtimit rekomandojnë tre destinacionet më të mira për të shijuar pushimet, edhe pas përfundimit të muajit gusht, shkruan media digjitale spanjolle “HOY Aragón”.







