
Tag: Kanye West
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, deklaroi se eventi i madh muzikor i Kanye West në Shqipëri ka sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë ekonomik prej rreth 35 milionë eurosh, duke e cilësuar ekonominë e eventeve si një sektor me rëndësi për zhvillimin dhe promovimin e vendit.
Kryeministri Edi Rama në një reagim në rrjetet sociale për koncertin e Kanye West të mbajtur një natë më parë në Tiranë, theksoi se “mbrëmë, Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert, por një ngjarje, që falë kanaleve sociale dhe famës globale të protagonistit, u bë në çdo cep të botës, një lajm”.
Reperi amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin artistik Ye, i cili performoi mbrëmjen e djeshme në koncertin në “Eagle Stadium” në Tiranë, ka shprehur falënderime për pritjen e rezervuar.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se koncerti i Kanye West i tregoi botës se Shqipëria është një vend ku edhe kur ka protesta ka mikpritje, ka siguri dhe mund të organizohen ngjarje të mëdha me pasion dhe me profesionalizëm.
Tirana u shndërrua mbrëmjen e së shtunës në qendrën e muzikës hip-hop, duke mirëpritur një nga artistët më të njohur në botë, Kanye West.
Kryeministri Edi Rama priti sot në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin dhe reperin e njohur amerikan Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.





