
Category: Biznes
Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se misioni i FMN-së vlerësoi se ekonomia shqiptare ka arritur ta mbajë nën kontroll inflacionin.
Këshilli i Ministrave ka miratuar llojet dhe natyrën e mbështetjes financiare dhe të risqeve fiskale të mundshme në kontratat e Partneritetit Publik Privat (PPP), duke përcaktuar format e angazhimit financiar të shtetit dhe përgjegjësitë për identifikimin e administrimin e tyre.
Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave, Petrit Malaj
Drejtoresha e përgjithshme ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali zhvilloi sot një takim me përfaqësues të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, të kryesuar nga shefi i misionit Diego Cerdeiro.
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) zhvilloi diskutime me autoritetet shqiptare gjatë periudhës 2–20 nëntor, në kuadër të konsultimit të Nenit IV për vitin 2026.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vlerësoi se ekonomia shqiptare ka ruajtur ritme të qëndrueshme rritjeje prej rreth 4%, pavarësisht goditjeve të njëpasnjëshme të viteve të fundit, ndërsa theksoi nevojën për orientimin e modelit ekonomik drejt produktivitetit, inovacionit dhe rritjes së konkurrueshmërisë.
Buxheti i vitit 2027, i cili për herë të parë kalon vlerën e 10 miliardë eurove, synon ta përkthejë rritjen ekonomike në më shumë të ardhura dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do të hapë në dhjetor thirrjen e re për mbështetjen e startup-eve për vitin 2027, me një fond prej 6 milionë eurosh, përmes të cilit synohet financimi i rreth 170 ideve inovative.
Ministria e Arsimit do të administrojë për vitin 2027 një buxhet prej 67,95 miliardë lekësh, ose rreth 748 milionë euro, me një rritje prej 4,8% krahasuar me buxhetin e miratuar një vit më parë.
Duke prezantuar prioritetet e buxhetit të MEI, Ibrahimaj deklaroi se politikat ekonomike dhe fiskale synojnë që rritja ekonomike të përkthehet drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve









