Şerban: Korridori VIII garanton lëvizshmëri të shpejtë ushtarake nga Deti i Zi në Adriatik

Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban deklaroi sot se Korridori VIII është një nyjë strategjike për sigurinë e rajonit, duke garantuar një tranzit të shpejtë të logjistikës mbrojtëse nga Deti i Zi në Adriatik dhe anasjelltas.


Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Octavian Şerban deklaroi sot se Korridori VIII është një nyjë strategjike për sigurinë e rajonit, duke garantuar një tranzit të shpejtë të logjistikës mbrojtëse nga Deti i Zi në Adriatik dhe anasjelltas.

I pranishëm në Ministerialin për Korridorin VIII, që u mbajt të mërkurën në Tiranë, Şerban e vuri theksin te rëndësia e këtij korridori në krijimin e projekteve me përdorim të dyfishtë, siguri dhe ekonomi.

“Mjedisi aktual i sigurisë kërkon kapacitete ushtarake që të përgjigjen me shpejtësi, në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe në vendin e duhur. Sot reagimi i shpejtë është kriter për sigurinë e përbashkët. Në këto kohë të paparashikueshmërisë së madhe, lëvizshmëria ushtarake nënkupton aftësinë e lëvizjes së trupave dhe mjeteve në zonën tonë të përbashkët”, u shpreh ai.

“Rumania është tashmë pjesë e të gjitha projekteve të lëvizshmërisë ushtarake në korridoret e juglindjes së Europës dhe Korridori VIII është një prej tyre. Kemi arritur marrëveshje për të siguruar lëvizshmëri të harmonizuar me aleatët në rajon, Greqinë, Bullgarinë dhe Turqinë. Projektet janë në fazë zbatimi”, tha Şerban.

Sipas tij, këto korridore janë të rëndësishme dhe do të luajnë një rol të madh në vitet që vijnë, jo vetëm nga pikëpamja ushtarake, por edhe nga ekonomike. “Rumania është plotësisht e përkushtuar të mbështesë zhvillimin e kësaj infrastrukture kritike për Europën Juglindore, e cila lehtëson lëvizjen ushtarake dhe lidh më mirë Detin e Zi me Adriatikun. Kjo e ndihmon Rumaninë për të pasur një tranzit më të shpejtë ushtarak në rajon dhe për të konsoliduar sigurinë rajonale në tërësi”, theksoi ai.

Sipas ambasadorit, “Deti i Zi nuk është skaj, por një portë hyrëse për hapësirën tonë të përbashkët të sigurisë”.

“Konsolidimi i mbrojtjes së NATO-s mbetet prioritet, ndërkohë që agresioni rus në Ukrainë vijon të ndikojë në territoret e aleatëve. Siguria ushtarake është thelbësore dhe strategjike, ndërsa kufizimet në lëvizshmëri mund të ekspozojnë aleatët përballë rrezikut për të dislokuar trupat në kohën e duhur. Ky korridor lidhet edhe me korridore të tjera ushtarake. Ndërlidhja është domosdoshmëri”, theksoi Şerban.

Në mbyllje, diplomati rumun vuri theksin te nevoja për hartimin e rregulloreve të sigurta dhe lehtësisht të zbatueshme.

“Ka nevojë për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n, Bashkimi Europian dhe rajonin e Ballkanit. Projektet me përdorim të dyfishtë janë me rëndësi për sigurinë rajonale dhe kërkojnë rregullore të qarta e të sigurta”, përfundoi ai.

/Marrë nga ATSH

Rama: Shqipëria ka kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim, në 27 miliardë euro

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shqipëria ka kaluar nga më pak se 10 miliardë euro prodhim, në 27 miliardë euro

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot se transformimi i Shqipërisë pasqyrohet edhe në treguesit ekonomikë të…