Bodo: E ardhmja e administratës publike ndërtohet nga të rinjtë

Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo u shpreh sot se praktikat e punës për studentët ekselentë janë një qasje e nevojshme për administratën publike.


Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Sara Bodo u shpreh sot se praktikat e punës për studentët ekselentë janë një qasje e nevojshme për administratën publike.

Në aktivitetin e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe të rinj që kanë përmbyllur thirrjen e 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, Bodo tha se të rinjtë janë e ardhmja e vendit dhe e administratës publike.

“Kjo praktikë tremujore ka qenë për ju vendosja e themeleve dhe gurëve të parë. Ndërtimi i bazës suaj profesionale dhe njerëzore. Ju nuk keni mësuar vetëm si funksionon administrata publike, por si funksionon përgjegjësia, korrektësia, përkushtimi dhe si ndërtohet besimi”, tha ajo.

Duke iu drejtuar të rinjve, Bozo tha se e ardhmja që ata po ndërtojnë sot nuk do të duket menjëherë, por do të jetë e qëndrueshme.

“Administrata publike është një ndërtesë e madhe që nuk mbahet nga ato mure që duken, por nga themelet e forta që nuk shihen, nga njerëz që punojnë çdo ditë me profesionalizëm dhe integritet”, vijoi Bozo.

Bozo tha se faza e përfunduar e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës nuk është fundi i një rrugëtimi, por është fillimi i një përgjegjësie të re dhe një identiteti të ri profesional.

“E ardhmja e vendit dhe administratës publike ndërtohet nga njerëz si ju”, përfundoi Bozo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…