Sala: Integriteti në shëndetësi, angazhim strategjik i Shqipërisë

Ky aktivitet u organizua nga Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe “Institutin mbi Qeverisjen” (Basel).


Në Ditën e Mbulimit Shëndetësor Universal, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, tha se integriteti në shëndetësi nuk është thjesht domosdoshmëri profesionale, por angazhim strategjik dhe është standard europian që vendi ynë duhet dhe do ta përmbushë.

E pranishme në aktivitetin e organizuar sot në kuadër të “Javës së Integritetit në Shëndetësi”, Sala theksoi rolin e institucioneve në integritetin e shërbimit cilësor shëndetësor.

Në fjalën e saj, Sala tha se “pa institucione të forta, pa politika të përgjegjshme, pa një shtet që garanton etikë dhe integritet, as mjekësia dhe as mjeku nuk mund të çojnë përpara misionin e tyre human”.

Duke nënvizuar rritjen e standardeve të shërbimeve në shëndetësi dhe digjitalizimin e proceseve që rrisin cilësinë, Sala renditi disa prej hapave konkretë që janë bërë në këtë drejtim.

“Në rrugën tonë Shqipëria 2030, integriteti në shëndetësi nuk është thjesht domosdoshmëri profesionale, është kriter politik, është angazhim strategjik dhe është standard europian që vendi ynë duhet dhe do ta përmbushë. Kemi nisur zbatimin e recetave elektronike dhe çdo ditë 20 mijë qytetarë marrin recetën e rimbursuar elektronikisht dhe 7 mijë referohen në “sistemin e referimit” shëndetësor”, deklaroi Sala.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë tha se po punohet për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e integritetit të sistemit shëndetësor, ndërsa nënvizoi se integriteti në shëndetësi nuk është vetëm çështje profesionale, është çështje e moralit publik, e kulturës demokratike dhe e vizionit politik të një vendi.

“Pa ndershmëri, transparencë, komunikim të qartë dhe respekt për pacientin, nuk mund të ketë besim; dhe pa besim, nuk mund të ketë sistem shëndetësor që funksionon. Shëndetësia është kontrata më e drejtpërdrejtë midis shtetit dhe qytetarit. Dhe ne jemi të vendosur që kjo kontratë të jetë e qëndrueshme, e drejtë dhe pa kompromis”, përfundoi Sala.

Në aktivitet u theksua gjithashtu se integriteti në shëndetësi është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi mes qytetarëve dhe sistemit shëndetësor, duke nënkuptuar transparencë, përgjegjshmëri dhe veprim të drejtë në çdo hallkë të kujdesit mjekësor, që nga vendimmarrja institucionale, deri te praktika e përditshme e profesionistëve.

Ky aktivitet u organizua nga Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe “Institutin mbi Qeverisjen” (Basel).

Marrë nga ATSH

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Përgjegjësit për sulmin në Banjskë duhet të përballen me drejtësinë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përkujtuar sot sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, më…