OSHEE: 1500 punonjës në terren, ulen me 70% defektet nga moti i ke

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se situata në rrjet është përmirësuar ndjeshëm pas motit të keq që përfshiu vendin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar defekte të përkohshme në disa zona.


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njoftoi se situata në rrjet është përmirësuar ndjeshëm pas motit të keq që përfshiu vendin gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar defekte të përkohshme në disa zona.

Sipas OSHEE, falë ndërhyrjeve të shpejta të ekipeve të avarisë, numri i fiderave me defekt është reduktuar me rreth 70%, duke ulur ndjeshëm edhe numrin e abonentëve të mbetur pa energji elektrike.

Aktualisht, nga raportimet e 11 rajoneve të OSSH-së, janë 14 fidera të stakuar, ndërsa më të prekura rezultojnë zonat e Lezhës, Krujës dhe Tepelenës. Edhe në këto zona, situata po shkon drejt normalizimit.

Në terren janë angazhuar 1500 punonjës të organizuar në brigada avarie, në zbatim të planit të masave për përballimin e motit të keq, të gatshëm për ndërhyrje të menjëhershme për lokalizimin dhe riparimin e defekteve.

OSSH siguroi se të gjitha institucionet me rëndësi të veçantë, përfshirë spitalet dhe hidrovoret, po furnizohen normalisht dhe pa ndërprerje.

Grupet e avarisë mbeten në gatishmëri të plotë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në zonat e prekura.

Abonentët mund të raportojnë çdo problematikë në rrjet përmes kontaktit rajonal ose duke telefonuar në numrin e Call Center të OSHEE-së: 042 274 141, i cili funksionon 24 orë në 7 ditë të javës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Himarë: Çfarë nuk na vret na bën më të fortë

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku…