Vengu: Rreziku nga reshjet nuk ka kaluar, të gjitha strukturat në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i pranishëm sot në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture në qarkun e Gjirokastrës, tha se rreziku nga reshjet e dendura të shiut nuk ka kaluar ende.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i pranishëm sot në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture në qarkun e Gjirokastrës, tha se rreziku nga reshjet e dendura të shiut nuk ka kaluar ende.

Gjatë një prononcimi për mediet, Vengu tha se të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor janë në gatishmëri dhe po punojnë për menaxhimin e situatës.

Sipas ministrit, toka në këtë periudhë është si “sfungjer” nga pikëpamja e gjeologjisë dhe kjo nënkupton rrezik të shtuar, rrëshqitje të mëtejshme në orët dhe ditët në vijim.

“Gjirokastra, Delvina dhe Saranda kanë njohur prurje masive dhe reshje masive, nëse i bashkojmë të trija bashkitë, praktikisht Dropulli, Delvina dhe Saranda, kanë njohur në 48 orët e fundit reshjet më intensive të këtyre ditëve në rang vendi. Kemi pasur dukuri si rrëshqitje masive, rrugët dytësore, rrugët e fshatrave. Toka është si sfungjer nga pikëpamja e gjeologjisë dhe formacionit dhe nënkupton dhe rrezik të shtuar rrëshqitjesh të mëtejshme në orët dhe në ditët në vijim. Gjendemi në një front meteorologjik të tretë mbas dy të parëve që prekën vendin që nga fillimi i javës. Nuk jemi jashtë rrezikut, prandaj gjykuam që të mblidhnim të gjitha forcat dhe të rishpërndajmë energjitë, resurset, mjetet, personelin, i cili është në gatishmëri.

“Kemi bërë edhe një dislokim forcash të cilat vijnë me mjete, përfshirë edhe forcat e Armatosura dhe reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut: Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Çukës, në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit”, tha Vengu.

Vengu theksoi se “Emergjencat Civile janë struktura edhe vendore, edhe qendrore. Kanë qenë në dispozicion edhe në terren për më shumë se 48 orë”.

“Ajo që ndodhi në nivelin e Çukës në Sarandë ka të bëjë me një shembje dhe një rrëshqitje masive. Toka është si sfungjer, sepse ka tri ditë që bie shi. Po verifikojmë edhe një herë elementët e digave dhe urave, pasi kemi pasur situata ku këmbë urash mund të jenë shembur. Po mundohemi të gjejmë rrugë alternative për banorët, deri sa të kemi rehabilitim të plotë të infrastrukturës”, tha Vengu.

Lidhur me urën e Glinës në Dropull, ministri Vengu bëri me dije se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rruge alternative dytësore.

“Kemi një situatë qoftë në Urën e Glinës, qoftë në urën e Isues, midis Libohovës dhe Dropullit, ekipet xheniere i kanë verifikuar qëndrueshmërinë. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa, nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bëjmë një investim rehabilitues, pasi është një dëmtim domethënës”, tha ministri.

Vengu theksoi gjithashtu se lajmi i mirë është që nuk ka humbje jete, ndërsa vijojnë kërkimet për një grua 76-vjeçare të zhdukur në Korçë.

“E kemi marrë si informacion dhe kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit. Bëhet fjalë për një person në moshë, me problematika të shëndetit mendor. Nuk dihen arsyet e zhdukjes së saj dhe do të jenë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe hetimet që do të tregojnë se çfarë ka ndodhur. Ajo që mund t’ju them është se sapo kemi mbyllur Komitetin e Emergjencave Civile për qarkun e Gjirokastrës, me të gjithë aparatin qendror e vendor”, u shpreh Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kumbaro: 146 milionë euro nga buxheti i vitit 2026 për infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit të lartë

U zhvillua sot ceremonia solemne e përmbylljes së rrugëtimit akademik të të sapodiplomuarve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku…

Global 360

Kurti: Paradoksi i zgjerimit të BE, aplikimi i Kosovës mbetet i bllokuar për tre vjet

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian,…

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kumbaro: 146 milionë euro nga buxheti i vitit 2026 për infrastrukturën dhe cilësinë e arsimit të lartë

U zhvillua sot ceremonia solemne e përmbylljes së rrugëtimit akademik të të sapodiplomuarve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ku…