Vengu: Vëmendje e veçantë për pasojat e reshjeve në Nënshkodër dhe në Novoselë

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u bëri thirrje sot prefektëve dhe kryetarëve të bashkive të zonave të riskuara nga reshjet që të marrin masa veçanërisht në zonat ku mungojnë pritat lumore.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu u bëri thirrje sot prefektëve dhe kryetarëve të bashkive të zonave të riskuara nga reshjet që të marrin masa veçanërisht në zonat ku mungojnë pritat lumore.

Në një takim me Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile, prefektët dhe kryetarët e bashkive, Vengu kërkoi që autoritete vendore të paraqesin kërkesat e tyre për nevojën për mjete dhe trupa në mënyrë që brenda ditës së sotme të realizohet dislokimi i tyre.

“Prefektët duhet të jenë të vetëdijshëm se jemi në kohë të marrim disa masa parandaluese. Kujdes duhet të bëjnë kryetarët e bashkive që kanë situata problematike, që nuk kanë realizuar prita lumore, apo kanë vendndodhje fshatrash në grykëderdhje apo në zona ku ngushtohet shtrati për shkak të ndërhyrjeve urbane, si Vau i Dejës”, tha Vengu.

Autoritetet vendore, sipas tij, duhet të t’i transmetojnë Ministrisë së Mbrojtjes apo Ministrisë së Bujqësisë nevojat për mjete dhe eskavatorë me krahë të gjatë.

“Është shumë e rëndësishme që shpërndarja e mjeteve të bëhet sot. Nga eksperienca që kemi nga zonat e prekura të Nënshkodrës do jetë mirë që këtë informacion ta kemi sa më parë që edhe ne të bëjmë dislokimin e forcave brenda kësaj dite”, tha ai.

Vengu informoi po ashtu se në dispozicion është edhe baza ushtarake e Vaut të Dejës.

Ndërkohë në jug, Vengu theksoi se prurjet mbi Vjosë mund të krijojnë problematika në grykëderdhje. “Duhet vëmendje në disa zona si në fshatin e Novoselës, ku nuk ka pasur investime së fundmi për sa i përket pritave dhe digave”, shtoi Vengu.

Lexo më shumë nga

Rama: “Prania Besnike” jo për vota apo punësime, por për të dëgjuar hallet e qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “Prania Besnike” nuk do të shërbejë për promovimin e rezultateve…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Prania Besnike” jo për vota apo punësime, por për të dëgjuar hallet e qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “Prania Besnike” nuk do të shërbejë për promovimin e rezultateve…