Vengu: Ngritje e shkollës së Aviacionit në Vlorë, investime në avionë zjarrfikës

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se synohet ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, teksa shtoi se do të blihen dy avionë zjarrfikës.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se synohet ngritja e Shkollës së Aviacionit në Vlorë, teksa shtoi se do të blihen dy avionë zjarrfikës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku u prezantua projektbuxheti për vitin 2026 për Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Vengu u shpreh se “që prej vitit 2007 Shqipëria nuk ka fluturuar asnjë avion ushtarak. Shkolla e Aviacionit në Vlorë është mbyllur”.

“Ne synojmë të ngremë sërish Shkollën e Aviacionit në Vlorë, aty ku ka qenë, fillimisht me kapacitete për pilotët e helikopterëve. Kemi nevojë për afërsisht 30 pilotë deri në vitin 2030 dhe për 50 kontrollorë ajrorë ushtarakë deri në vitin 2030”, tha Vengu.

Ministri u shpreh se do të ngrihet ky kapacitet përmes bashkëpunimit me një kompani izraelite. Ai shtoi se ka filluar zbatimi i këtij projekti dhe është parashikuar financimi përmes këtij projektbuxheti për ndërtimin e infrastrukturës përkatëse, si për akomodimin e helikopterëve të stërvitjes, ashtu edhe për akomodimin e pilotëve që do të trajnohen.

Vengu bëri të ditur se do të blihen dy avionë zjarrfikës, duke sqaruar se “nuk kemi thënë asnjëherë që do të blejmë mjete Canadair, të cilat janë jo vetëm shumë të kushtueshëm, por prodhimi i tyre nënkupton marrjen e tyre në vitin 2029, me ritmet aktuale të prodhimit në Evropë dhe Kanada”.

Duke folur në lidhje me marrëveshjen me Kosovën dhe Kroacinë në fushën e mbrojtjes, Vengu tha se “një aspekt themelor i marrëveshjes trilaterale Kosovë–Shqipëri–Kroaci është prokurimi i përbashkët, madje edhe zhvillimi i kapaciteteve të përbashkëta, me synim që t’i adresojmë përmes industrisë shqiptare”.

Ai theksoi se është miratuar gjithashtu një plan masash që të trija ministritë e Mbrojtjes do të ndjekin për zhvillimin e kapaciteteve të përbashkëta dhe se është propozuar zhvillimi i një kapaciteti mjetesh të blinduara të prodhuara në vendin tonë.

Vengu bëri të ditur se aktualisht 500 ushtarakë aktivë janë në misione të NATO-s dhe BE-së jashtë vendit.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehu sot mbështetjen e plotë për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2026.

Ai theksoi se “kjo nuk është hera e parë që buxheti i mbrojtjes kalon në nivelin 2,12% të PBB-së, pasi në vitin 2008 ka qenë në vlerën 2,21% të PBB-së”.

Por, shtoi ai, “E rëndësishme ndonjëherë më tepër se sa është vlera e buxhetit, është se si e investojmë atë buxhet. Nuk ka rëndësi vetëm se çfarë blejmë, por sa operacionale dhe e qëndrueshme është ajo që blejmë, sidomos kur bëhet fjalë për mjete shumë të kushtueshme”.

Mediu foli gjithashtu për marrëveshjen e Shqipërisë në fushën e mbrojtjes me Kroacinë dhe Kosovën. Duke e cilësuar si një hap pozitiv, ai theksoi se “shpresoj që ajo të zgjerohet edhe më tej, me vende të tjera të NATO-s në rajonin e Ballkanit”.

Në lidhje me politikat e reja të NATO-s për investimet në nivelin 3,5% të PBB-së vetëm për mbrojtjen, Mediu u shpreh se duhet parë nëse është parashikuar në politikat e investimeve rritja e nivelit ndëroperacional të përbashkët në rajonin e Ballkanit apo edhe më gjerë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: “Prania Besnike” jo për vota apo punësime, por për të dëgjuar hallet e qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “Prania Besnike” nuk do të shërbejë për promovimin e rezultateve…

Global 360

Bekim Sejdiu, kandidati i LVV-së dhe LDK-së për president të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president të Kosovës dhe ai do të…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: “Prania Besnike” jo për vota apo punësime, por për të dëgjuar hallet e qytetarëve

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se “Prania Besnike” nuk do të shërbejë për promovimin e rezultateve…