Vengu në bazën e Pashalimanit: Rritje e buxhetit për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në bazën detare të Pashalimanit.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një vizitë në bazën detare të Pashalimanit.

Vengu nënvizoi se, rritja e buxhetit të Mbrojtjes do të thotë rritje të kapaciteteve operacionale dhe përsosje të kapitalit njerëzor, për rritjen e industrisë vendase dhe përmbushjen e detyrave në hapësirën Adriatiko-Joniane dhe në kuadër të NATO-s.

Vengu vuri theksin në rëndësinë e vazhdimit të konsulencave me të gjitha komandat dhe bazat detare të Shqipërisë për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

Ai nënvizoi se, një rritje e buxheteve të mbrojtjes do të ndikojë në përmirësimin e kapaciteteve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kapitalit njerëzor, duke krijuar mundësi për një forcë detare të fortë dhe të gatshme për çdo situatë.

Vengu theksoi se, është e domosdoshme që forca jonë detare të jetë e përgatitur jo vetëm për misione në kuadër të Aleancës së NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por edhe për përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese.

“Është shumë e rëndësishme që forca jonë detare të jetë e përgatitur, jo vetëm për misione në kuadër të Aleancës apo në kuadër të Bashkimit Evropian, por të ketë aftësitë, mjetet, sistemet dhe armatimin e nevojshëm që të përmbushi dhe detyrat e saj kushtetuese, qofshin këto mbi ujë apo nën ujë, sepse është një dimension i ri i kërcënimeve hibride që të mund t’i përgjigjemi dhe kërcënimeve që kanë të bëjnë me pasuritë nënujore apo me infrastrukturën nënujore”, tha Vengu.

Ministri Vengu theksoi gjithashtu rëndësinë e investimeve të nevojshme për forcën detare, duke përfshirë rigjenerimin e Shkollës së Marinës në Vlorë dhe avancimin e aftësive profesionale të personelit detar.

“Ne po marrim masat për sa i përket investimeve që Forca Detare duhet të bëjë në formimin profesional, me një rigjenerim të Shkollës së Marinës në Vlorë”, tha ai.

Po ashtu, ai njoftoi se janë në proces negociatash me liderë të industrisë detare evropiane për prodhimin e anijeve luftarake dhe përmirësimin e kapaciteteve për riparimin dhe mirëmbajtjen e anijeve luftarake.

Në përfundim, Ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë e sistemeve të avancuara të vëzhgimit për forcën detare, duke siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të marrë përgjegjësi të reja në hapësirën Adriatiko-Joniane.

“Për sa i përket investimeve në mjete, ku jemi në negociata me liderë të fushës në Evropë, sa i përket prodhimeve të anijeve luftarake dhe riparimit e mirëmbajtjes së tyre, sikundër dhe investimeve që duhet të ndodhin nga pikëpamja e sistemeve të vëzhgimit, në mënyrë që Shqipëria të mund të marrë përgjegjësi të reja në hapësirën Adriatiko-Joniane përkundrejt aleatëve të sajë në NATO”, u shpreh Vengu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Procesi të sjellë drejtësi historike, jo padrejtësi

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në…