Zach: Bashkëpunimi UBT–BOKU, urë akademike mes Tiranës dhe Vjenës

Ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monica Zach, vlerësoi kontributin e UBT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e bujqësisë dhe shkencave të jetës


Në kuadër të 74-vjetorit të themelimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), u zhvillua sot Konferenca Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, një ngjarje shkencore që bashkoi ekspertë, akademikë dhe përfaqësues institucionesh nga brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Austrisë në Shqipëri, Monica Zach, e cila vlerësoi kontributin e UBT-së në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e bujqësisë dhe shkencave të jetës.

Në fjalën e saj, ambasadorja Zach u shpreh se kjo konferencë mishëron ambicien e Shqipërisë për të pasur një rol aktiv në hapësirën evropiane të kërkimit dhe inovacionit.

“Kjo konferencë është një dëshmi e përkushtimit të Shqipërisë për të qenë pjesë e rrjetit evropian të kërkimit shkencor dhe novacionit. Universiteti Bujqësor i Tiranës është një pararojë në këtë zhvillim, duke udhëhequr në fushën e shkencës bujqësore dhe zhvillimit të qëndrueshëm rural”, tha Zach.

Ajo thekoi se, memorandumi BOKU–UBT është një partneritet strategjik për ekselencën akademike.

Zach solli në vëmendje nënshkrimin në prill 2024 të një Memorandumi Mirëkuptimi midis qeverive të Austrisë dhe Shqipërisë, që i hapi rrugën bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT) dhe Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave të Jetës BOKU në Vjenë.

“Ky memorandum ka hedhur themelet për një partneritet afatgjatë në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. Strategjia 2030 midis BOKU dhe UBT është më shumë se një bashkëpunim akademik, është një iniciativë strategjike që nxit inovacionin dhe krijon një urë midis Tiranës dhe Vjenës, duke kontribuar në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, theksoi ajo.

Sipas ambasadores, partneriteti midis dy universiteteve ka dhënë rezultate konkrete në një kohë të shkurtër.

“Më shumë se 20 profesorë të Universitetit BOKU kanë marrë pjesë në reformimin e kurrikulave dhe në rritjen e cilësisë së arsimit në UBT. Deri tani janë rishikuar 9 programe studimi, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë Veterinare po avancon me procesin e akreditimit ndërkombëtar për njohjen e diplomave shqiptare në tregun evropian,” shtoi ajo.

Ambasadorja theksoi gjithashtu se Austria është krenare që mbështet projekte të rëndësishme në Shqipëri, të cilat synojnë harmonizimin e sektorëve kyç me standardet e Bashkimit Evropian.

“Austria do të vazhdojë të mbështesë inovacionin, arsimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Shqipëri. Ne besojmë se përmes arsimit dhe bashkëpunimit shkencor ndërtohet e ardhmja europiane e vendit,” përfundoi Ambasadorja.

Konferenca Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë shënoi një moment të rëndësishëm për Universitetin Bujqësor të Tiranës, duke e pozicionuar atë si një qendër të rëndësishme të dijes dhe kërkimit në rajon, me një rrjet gjithnjë në zgjerim të partnerëve ndërkombëtarë dhe projekteve të bashkëpunimit.

Lexo më shumë nga

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Avokati i Popullit: Të ruhet pavarësia e Gjykatës së Strasburgut

Avokati i Popullit i Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me Komisioneren Vilma Shurdha, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të…