Cetinel: Me rëndësi, konsolidimi i besimit të publikut tek drejtësia

Asli Cetinel, E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri u ndal sot te reformat e ndërmarra për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, ndërsa nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të besimit të publikut tek drejtësia.


Asli Cetinel, E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri u ndal sot te reformat e ndërmarra për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, ndërsa nënvizoi rëndësinë e konsolidimit të besimit të publikut tek drejtësia.

Cetinel iu drejtua sot me një fjalë takimit të organizuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me projektin Matra të qeverisë së Mbretërisë së Holandës, me institucione të drejtësisë për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit.

Në fjalën e saj, ajo vlerësoi se integriteti gjyqësor është shtylla kurrizore e shoqërisë. “Është mjaft e rëndësishme të besojmë te drejtësia se përndryshe shteti i së drejtës nuk mund të lulëzojë. Ne e dimë si ka qenë procesi i Vetting-ut në Shqipëri për të forcuar integritetin, profesionalizimin dhe përgjegjshmërinë”, u shpreh ajo.

Sipas Cetinel, “të gjitha reformat në vend kanë shërbyer jo vetëm për të forcuar institucionet e drejtësisë, por për të konsoliduar besimin e publikut tek drejtësia”.

“Gjithashtu kanë shërbyer për të bërë hapa të mëtejshëm për Shqipërinë që të avancojë drejt rrugës për integrimin në BE. Është mjaft e rëndësishme që të realizojmë dhe shtrojmë më tej të gjithë themelet për shtetin e së drejtës”, u shpreh ajo.

Cetinel nënvizoi përkushtimin e Mbretërisë së Holandës në këtë drejtim.

“Qendra për studime dhe trajnime gjyqësore ka shumë vite që ka punuar dhe mbështetur homologët shqiptarë, duke realizuar trajnime dhe marrë pjesë në mjaft projekte binjakëzimi me Shkollën e Magjistraturës. Gjithë ky partneritet afatgjatë arrin një sukses të mëtejshëm me lançimin e projektit ‘Fuqizimi i integritetit gjyqësor’”, u shpreh Cetinel.

Ajo theksoi se deri tani janë ofruar mjaft trajnime për gjyqtarët prokurorët, si dhe për fuqizimin e etikës, integritetin dhe profesionalizmin e tyre.

“Kemi realizuar mjaft seminare dhe kemi sjellë mjaft profesionistë këtu që kanë ndarë përvojën e tyre. Për magjistratët e rinj kemi krijuar një hapësirë të posaçme për të diskutuar për të gjitha dilemat që jo vetëm të fuqizohet ndërgjegjësimi i tyre, por të zgjidhin me integritet situatat komplekse”, tha ajo.

Cetinel theksoi se është mjaft e rëndësishme të fokusohemi te transparenca dhe besimi i publikut, ndërsa vlerësoi kontributin thelbësor të institucioneve të drejtësisë për suksesin e reformave.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi pret komandantin e ri të KFOR-it: Shqipëria kontribut në promovimin e stabilitetit në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mikpriti sot në një takim komandantin e ri të misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR),…