Okulistika në QSUT, Simaku: Ndërhyrje falas në 2200 pacientë, u trajtuan 45 të huaj

Nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, në Shërbimin e Okulistikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë realizuar 2200 ndërhyrje kirurgjikale.


Nga muaji janar deri në gusht të këtij viti, në Shërbimin e Okulistikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë realizuar 2200 ndërhyrje kirurgjikale.

Kirurgu okulist në QSUT, Ermal Simaku shprehet se 2200 pacientë kanë përfituar ndërhyrje falas për kataraktën, duke iu përmirësuar shikimin qindra qytetarëve.

“Ndërhyrjet janë kryer me standarde bashkëkohore, ndërsa një pjesë e rëndësishme e përfituesve janë pacientët diabetikë, një kategori më e rrezikuar nga problemet e shikimit për shkak të sëmundjes së tyre”, tha Simaku.

Kirurgu Simaku shprehet se “falë një sistemi kompjuterik online, planifikimi për ndërhyrjet bëhet që në poliklinikat apo rrethin përkatës ku është pacienti. Caktohet një datë dhe pacienti paraqitet në spital, vizitohet, konsultohet dhe kryhet ndërhyrja kirurgjikale që është ditore”.

Sipas kirurgut Simaku, gjatë verës, 45 turistë të huaj me problematika kalimtare kanë marrë shërbim okulistik pranë QSUT-së.

“Dy raste janë hospitalizuar për trajtim më të gjerë në qendrën tonë. Për gjithë Spitalin Francez janë rreth 200 pacientë, por sa i përket okulistikës diku te 45-50 pacientë paraqiten në urgjencën e spitalit çdo ditë”, përfundon Simaku.

Në shërbimin e okulistikës në QSUT, kryhen ndërhyrje nga mjekët oftamologë te pacientët nga moshat pediatrike, adoleshentët dhe grup-moshat më të mëdha.

Shërbimi i Okulistikës pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është i pajisur me aparatura të reja diagnostike dhe terapeutike, që rrisin ndjeshëm cilësinë e trajtimit për sytë te të gjithë pacientët.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Progresraporti i KE-së, treguesi më serioz i Shqipërisë që sheh nga e ardhmja

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato i dorëzoi sot ministres për Europën dhe Punët e Jashtme…