Rritet gatishmëria për zjarret, Vengu: Monitorim i pandërprerë i terrenit në çdo bashki

Komiteti i Mbrojtjes Civile ka marrë një sërë masash për të përballuar situatën ndaj zjarreve.


Komiteti i Mbrojtjes Civile ka marrë një sërë masash për të përballuar situatën ndaj zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu tha sot se bashku me zëvendëskryeministren njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mblodhën Komitetin e Mbrojtjes Civile për të mobilizuar të gjithë trupën dhe zinxhirin e reagimit të emergjencave civile në nivel kombëtar.

‘Në kushtet kur parashikohen temperatura të larta përgjatë gjithë javës, dhe ndërkohë që përpjekjet vijojnë në shumë fronte nga veriu në jug të vendit, ndamë planin e masave me të gjithë titullarët e institucioneve të përfshira në mekanizmin e mbrojtjes civile, prefektët e qarqeve dhe kryetarët e Bashkive më të ekspozuara ndaj zjarreve”, theksoi Vengu.

Vengu bëri të ditur se do të ketë rritje të nivelit të gatishmërisë së trupave vendore në dispozicion të prefektëve; rritje e vigjilencës dhe monitorim i pandërprerë i terrenit në çdo bashki për raportim të menjëhershëm; pozicionim i forcave në zonat me risk për të shkurtuar kohën e reagimit.

Ministri vëngu informoi se ndërhyrja nga ajri do të vijojë me përparësi në zonat e banuara dhe zonat e mbrojtura.

Gjithashtu, shtoi Vengu, do ët ketë bashkërendim me mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për kapacitete shtesë.

Komiteti i Mbrojtjes Civile është autoriteti më i lartë i përhershëm që bashkërendon veprimtaritë dhe masat ndërinstitucionale të strukturave dhe të gjitha subjekteve të përfshira në mbrojtjen civile, duke përfshirë Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Urgjencën Kombëtare, Shërbimet Pyjore, Zonat e Mbrojtura, Autoritetet e Transportit; Meteorologjinë etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Forcimi i lekut sukses i ekonomisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se forcimi i lekut është një sukses i ekonomisë shqiptare.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Forcimi i lekut sukses i ekonomisë shqiptare

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se forcimi i lekut është një sukses i ekonomisë shqiptare.