Mazniku: Akademia e Pushtetit Vendor, strukturë e përbashkët me Bashkitë për trajnimin e punonjësve

Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.


Këshilli i Ministrave vendosi sot autorizimin e ministrit përgjegjës për Çështjet Vendore për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes me njësitë e vetëqeverisjes vendore për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, një strukturë të përbashkët me bashkitë që do të trajnojë në mënyrë të vazhdueshme të gjithë punonjësit e bashkive, nga kryetari deri te stafi më i thjeshtë.

Sipas vendimit të marrë nga qeveria, Akademia do të drejtohet nga një komitet i përbërë nga përfaqësues të bashkive dhe nga qeveria, përmes Ministrit të Pushtetit Vendor. Të gjitha bashkitë do të kontribuojnë financiarisht për funksionimin e saj, ndërsa qeveria do të mbulojë gjysmën e kostove për tre vitet e para. Fondet do të përdoren për trajnime profesionale që synojnë të rrisin aftësitë dhe performancën e administratës vendore në shërbim të qytetarëve.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh në një postim në rrjetet sociale sot se, me këtë vendim të Këshillit të Ministrave çelet rruga për krijimin e Akademisë së Pushtetit Vendor, ku për herë të parë Bashkitë e Shqipërisë do të mund të themelojnë një institucion të përbashkët që do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për administratën vendore.

Mazniku theksoi se, 50% e kostos në 3 vitet e para për punën e Akademisë do të mbulohen nga qeverisja qendrore dhe bashkitë do të përfitojnë trajnime, zhvillim profesional të qëndrueshëm dhe forcim të kapaciteteve të tyre profesionale për dhënien e shërbimeve cilësore e të standardeve europiane për qytetarët.

Në Akademinë e Pushtetit vendore pritet të trajnohen 26 097 punonjës në 3 vjet.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…