Vengu: Kemi një plan që sjell rritjen graduale për mbrojtjen deri në 2035-n

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, tha sot në një intervistë televizive se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, tha sot në një intervistë televizive se samiti i NATO-s në Hagë, konfirmoi qëndrueshmërinë e kësaj aleance, por gjithashtu dhe lidershipin amerikan.

Këtë të fundit, Vengu e cilësoi shumë të rëndësishme, pasi sipas tij, nën lidershipin amerikan është bërë angazhimi i përbashkët i shteteve anëtare të NATO-s për rritjen e buxheteve të tyre të sigurisë dhe mbrojtjes.

“Siç e thatë edhe ju, samiti i NATO-s në Hagë konfirmoi tri gjëra: E para, u konfirmua qëndrueshmëria e Aleancës dhe fakti që është një aleancë e pandashme, ku vendet janë të angazhuara e të dedikuara për mbrojtjen kolektive. Elementi i dytë, është konfirmimi i lidershipit amerikan, dhe nën lidershipin amerikan, është bërë kjo përpjekje e ky angazhim i përbashkët që të rriten ndjeshëm buxhetet e mbrojtjes e të gjitha vendeve aleate”, tha ai.

Vengu sqaroi se brenda një afati 10-vjeçar, pra deri në vitin 2035, vendi ynë të ketë arritur këtë buxhet prej 5% për mbrojtjen. Ministri tha se ekziston një plan, i bërë në bashkëpunim me ministritë, si ajo e Financave, e Jashtme, e Infrastrukturës dhe Energjisë, por dhe të institucioneve të tjera shtetërore, që çdo vit të ketë një rritje graduale të buxhetit. Sipas Vengut, në këtë mënyrë, Shqipëria provon dhe angazhimin e saj në NATO.

“Për Shqipërinë çfarë nënkupton? Nënkupton që në një afat 10-vjeçar, praktikisht në vlerë absolute, ne të kemi një dyfishim të buxhetit të mbrojtjes aktuale, duke konsideruar që çdo vit, edhe Prodhimi i Brendshëm Bruto rritet, e ne duhet të shkojmë pikësëpari në arritjen e një buxheti të mbrojtjes që shkon në masën 3,5% fillimisht. Ndërkohë, duhet të konsiderohet si buxhet komplimentar për mbrojtjen në masën 1,5%, çdo shpenzim që ka një karakter të dyfishtë. Një infrastrukturë që shfrytëzohet edhe nga Forcat e Armatosura, por edhe nga aspekti civil, siç mund të jenë portet, aeroportet, hekurudhat, Korridori VIII në tërësinë e tij që financohet dhe nga Bashkimi Evropian. Apo, investime që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve industriale, inovacionet, mbrojtjes kibernetike, e kështu me radhë. Kështu që, këto janë ato që përbëjnë paketën prej 5%. Do të jetë një rritje graduale, nuk do kalojmë në 5% në mënyrë imediate. Ne kemi bërë një plan shumë të kujdesshëm, së bashku me Ministrinë e Financave, Ministrinë e Jashtme, e një përpjekje gjithështetërore, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, në mënyrë që të konsiderojmë një rritje graduale çdo vit, me 0,15% ndaj PBB, vit më vit, deri në vitin 2035. Kjo, do t’i mundësojë Shqipërisë atë angazhim politik që ka bërë në samitin e NATO-s”, u shpreh Vengu.

Vengu tha se samiti në Hagë konfirmoi rolin që ka Shqipëria në Aleancë, si dhe besueshmërinë që i është dhënë për organizimin e samitit të NATO-s në vendin tonë, në 2027-n.

“Samiti i NATO-s, siç e thatë e ju, ishte një konfirmim i tretë. Konfirmim i rolit të Shqipërisë, i besueshmërisë të Shqipërisë, në rajon, ndaj dhe iu besua organizimi i një samiti, që është jo vetëm kompleks, por gjithashtu i rëndë sa i përket komponentëve të sigurisë, të infrastrukturës, të menaxhimit të tij. E ky, është pa dyshim një konfirmim i kapaciteteve dhe rolit të Shqipërisë në rajon”, tha Vengu.

Burimi ATSH

Të ardhurat nga doganat, rritje me 3,3% në gjysmën e parë të vitit

Administrata Doganore realizoi në masën 100% planin e të ardhurave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke arritur të…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Të ardhurat nga doganat, rritje me 3,3% në gjysmën e parë të vitit

Administrata Doganore realizoi në masën 100% planin e të ardhurave për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, duke arritur të…