Kampionati Evropian për vajza U16 në volejboll nis sot në Tiranë dhe Prishtinë

Prej sot e deri më 13 korrik (2-13 korrik 2025), Kosova dhe Shqipëria do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian U16 në volejboll për vajza (CEV U16).


Prej sot e deri më 13 korrik (2-13 korrik 2025), Kosova dhe Shqipëria do të jenë mikpritëse të Kampionatit Evropian U16 në volejboll për vajza (CEV U16).

Kampionati Evropian për vajza fillon sot në Parkun Olimpik “Feti Borova” në Tiranë, ku hyrja do të jetë e lirë.

Federata Kosovare e Vollejbollit e vlerëson këtë aktivitet si ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të volejbollit të zhvilluar ndonjëherë në Kosovë dhe njëra prej ngjarjeve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës, ku kombëtaret më të forta të kontinentit në këtë grupmoshë do të luajnë në Kosovë.

Ndeshjet e grupit A që do të luhen në Shqipëri janë: Ukrainë-Bulgari; Francë-Poloni; Shqipëri-Spanjë; Lituani-Itali.

Në grupin B, në përballjen e parë, vajzat e Kosovës do të ndeshen me skuadrën malazeze, sot në ora 20:00. Në të njëjtin grup do të ndeshen gjithashtu: Slloveni-Hungari; Greqi-Turqi; Çeki-Kroaci.

Kjo garë e rëndësishme organizohet për herë të parë bashkërisht nga Kosova dhe Shqipëria, një mundësi e madhe për afirmimin e sportit të femrave dhe përfaqësimit të denjë në arenën evropiane.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…