Integrimi europian, Mazniku: 70% e legjislacionit zbatohet në nivel lokal

Bashkëpunimi ndërmjet niveleve vendore dhe ndërkombëtare u vu në qendër të diskutimit gjatë panelit “Dialogu europian për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, që u mbajt në Tiranë, ku morën pjesë ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, kryetari i bashkisë së Chambery në Francë dhe ish-ministër për Europën, Thierry Repentin.

Në fjalën e tij, ministri Mazniku theksoi se një nga pikat kyçe të procesit të integrimit europian është zbatimi i legjislacionit në nivel lokal.

Sipas tij, forcimi i kapaciteteve vendore përmes krijimit të zyrave të integrimit në bashki, trajnimit të stafit dhe përfshirjes së bizneseve locale, po rezulton thelbësor për të siguruar që integrimi europian të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

“70% të legjislacionit të BE-së zbatohet në nivel vendor, ndaj forcimi i kapaciteteve të tyre është prioriteti ynë. Me zyrat e integrimit në bashki, trajnimin e stafit dhe përfshirjen e bizneseve lokale, po krijojmë themelet që procesi i integrimit europian të ndikojë më së pari qytetarin, në mirëqenien e tij të përditshme dhe komunitetet”, tha Mazniku.

Paneli, i organizuar në kuadër të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Francës, shërbeu si një platformë për të shkëmbyer eksperienca dhe për të thelluar dialogun mbi politikat e zhvillimit rajonal dhe kohezionit social në kontekstin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha me të rinjtë në Jalë: Anëtarësimi në BE kërkon përfshirjen tuaj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, së bashku me Kryeministrin Edi Rama morën pjesë në një dialog…