AAPSK dhe UNICEF, trajnim për kriptomonedhat për përdorimin me ndikim social

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për ndikim social.


Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), në bashkëpunim me UNICEF Shqipëri, organizoi një trajnim për ndërtimin e kapaciteteve të stafit të AAPSK në identifikimin e zgjidhjeve inovative përmes modelit Human-Centered Design të UPSHIFT, me theks të veçantë në menaxhimin e kriptomonedhave për ndikim social.

Kjo nismë vjen si pjesë e një partneriteti të vazhdueshëm mes dy institucioneve që synon shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale, veçanërisht në ndihmë të fëmijëve në nevojë.

Në trajnimin e fokusuar në përdorimin e kriptove në shërbim të kauzave sociale morën pjesë rreth 21 punonjës nga AAPSK dhe institucionet e tjera ligjzbatuese.

Në hapje të aktivitetit përshëndetën Risena Xhaja, kryeadministratore e AAPSK-së, Murat Sahin, përfaqësues i UNICEF në Shqipëri, si dhe Christopher Fabian nga GIGA, Zyra Globale për Inovacionin e UNICEF.

Ky trajnim përfshiu njohuri bazë mbi funksionimin e teknologjisë blockchain dhe portofolëve dixhitalë, si dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për përdorimin e fondeve në kripto për ndikim të drejtpërdrejtë social.

Në fokus të veçantë ishte krijimi i një “Crypto Reserve Fund for Children”, një model unik që synon të kthejë pasuritë dixhitale të konfiskuara në fonde që mbështesin mirëqenien dhe të drejtat e fëmijëve në Shqipëri.

Ky bashkëpunim është pjesë e një sërë projektesh që AAPSK dhe UNICEF do të vijojnë të zhvillojnë, në përputhje me politikat përkatëse të secilit institucion:

AAPSK fokusohet në përdorimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për qëllime sociale dhe në ndërtimin e një modeli transparent dhe efikas të administrimit të tyre;

UNICEF mbështet iniciativat që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e fëmijëve, përmes inovacionit social, përfshirjes së të rinjve dhe zhvillimit të zgjidhjeve teknologjike me impakt të qëndrueshëm.

Gjatë sesionit të specializuar mbi kriptovalutat, pjesëmarrësit nga AAPSK dhe institucionet e tjera patën mundësi të përfitojnë njohuri të rëndësishme praktike dhe teorike, si hapat teknikë për hapjen dhe menaxhimin e portofolëve elektronikë (wallets), përfshirë ruajtjen e sigurt të çelësave dhe përdorimin e USB-ve për akses të sigurt në asetet digjitale; kuptimi i mënyrës së konvertimit të kriptomonedhave në monedha fiat dhe lidhja e këtij procesi me burimet financiare shtetërore; njohja me praktikat ndërkombëtare nga BE dhe OECD për përdorimin e fondeve në kripto në mbështetje të programeve sociale dhe të fëmijëve; diskutim mbi modelin për krijimin e një fondi të rezervës për fëmijët me burim nga kriptomonedhat e konfiskuara, si një praktikë që mund të shërbejë si shembull edhe për vende të tjera.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve institucionale për të përdorur asetet moderne në shërbim të të mirës publike, me fokus të veçantë te fëmijët dhe të rinjtë.

Burimi ATSH

Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim

Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Balla nga Strasburgu: Zyra e Parlamentit Evropian në Tiranë, sinjal i mbështetjes për anëtarësim

Nga selia e Parlamentit Evropian në Strasburg, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi përmes një videomesazhi…