Kosova dhe Shqipëria zhvilluan finalet e përbashkëta të garave universitare

Finalet e Ligës Mbarëkombëtare të Sportit Universitar shënuan një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit sportiv ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë.


Finalet e Ligës Mbarëkombëtare të Sportit Universitar shënuan një tjetër kapitull të rëndësishëm në historinë e bashkëpunimit sportiv ndërmjet universiteteve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ekipet kampione të secilit vend, të përzgjedhura përmes garave kombëtare respektive u përballën në superfinalet e zhvilluara në Durrës në një atmosferë miqësore por edhe konkurruese dhe plot pasion sportiv.

Garat nisën me basketbollin 3×3 dhe volejbollin për meshkuj, por kishte edhe disiplina të tjera si Futsall, Pingpong, Tenis, Shah, Beach Volley dhe disiplina të tjera.

Interesimi i publikut për ta parë këtë aktivitet të përbashkët Kosovë-Shqipëri ishte mjaftë i madh.

Presidenti i Federatës së Sporteve Universitare të Kosovës, Musa Selimi, tha se kështu po bëhet integrimi i sporteve të caktuara dhe tashmë janë dhjetë të tilla

Lexo po ashtuReal Madrid në kërkim të trajnerit të ri, do ta shesë edhe Arda Guler Duke shtuar se ky është një motiv shtesë për studentët që edhe në garat mbarëkombëtare të dalin kampion dhe pastaj të njëjtën ta kërkojnë edhe në garat ndërkombëtare ku do të marrin pjesë.

Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe të Sporteve të Kosovës, Florian Miftari dhe se impakti i një gare të tillë është shumë i madh duke dëshmuar kështu lidhjen e shëndosh ndërmjet këtij fakulteti dhe Federatës së Sporteve Universitare që studentët të kenë motiv shtesë për paraqitjet e tyre.

Kosova në këtë garë shkëlqeu duke fituar dhjetë kupa, duke zënë vendin e parë në shumicën e disiplinave si vë volejboll për meshkuj dhe femra, basketboll 3×3 në të dy gjinitë, pingpong për femra, beach volley, tenis për meshkuj dhe shah për meshkuj.

/KosovaPress/

Lexo më shumë nga

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…