Dialogu Ukrainë-Rusi, Rutte nga Tirana: Putin gaboi që dërgoi delegacion të nivelit të ulët

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë për dialogun mes Ukrainës dhe Rusisë.


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte foli sot përpara fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë për dialogun mes Ukrainës dhe Rusisë.

Pas mikpritjes nga Kryeministri Edi Rama, Rute iu drejtua këndit të medias, ku pjesëmarrësit flasin për gazetarët që mbulojnë këtë samit të rëndësishëm.

“Në fakt Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt topi është në fushën e tij, është shumë e qartë, ai duhet të luajë, në kuptimin që duhet të jetë serioz për të gjetur paqe dhe gjithë trysnia në fakt tashëm është mbi të”, tha Rutte duke iu referuar bisedimeve të paqes në Stamboll.

I pyetur se çfarë ndodh nëse Putin nuk është i prirur për dialog, Rutte tha se “e di e njoh shumë mirë, që kur kam qenë kryeministër i Holandës. Ai e ka topin në fushën e tij. Bëri shumë gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët, është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë dhe kanë dërguar një delegacion mjaft të prirur për të negociuar paqen. Jam shumë i lumtur për rolin që po luan SHBA-ja. Rolin që ka marrë presidenti Trump për të zhbllokuar të gjithë këtë situatë”.

I pyetur për vizitën në rajon, Rutte tha se, “zhvillova një vizitë shumë të mirë në rajon. Pata dhe diskutime shumë të mira në Bruksel me presidentin Vuҫiҫ”.

Burimi ATSH

Bruksel, zhvillohet mbledhja e 17-të e Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”

Në Bruksel u zhvillua mbledhja e 17-të e nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”, një nga forumet më të rëndësishme të…

Global 360

BE-ja pritet të heqë sot të gjitha masat ndaj Kosovës

Sot pritet që të ndodhë heqja përfundimtare e të gjitha masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

AIatWork, ekosistemi i parë europian i të mësuarit të AI hap aksesin për tregun shqiptar

AIatWork, ekosistemi i parë europian i dedikuar mësimit dhe aplikimit praktik të Inteligjencës Artificiale në.