Mbi 150 mijë vizitorë të huaj në Përmet, Rama: Taksim pozitiv për bizneset e vogla, “Rilindja Urbane” transformoi qytetin

I ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishte sot edhe Edjon Maliqi, një i ri nga Përmeti


I ftuar në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishte sot edhe Edjon Maliqi, një i ri nga Përmeti i cili u ndal veçanërisht tek investimet që e kanë kthyer Përmetin në një destinacion tërheqës për turistët e huaj.

Bashkë me dy të reja të tjera, pjesëmarrëse në Kuvendin Rinor Kombëtar të Partisë Socialiste, që ishin të ftuar në podkastin “Flasim”, Edjoni solli në vëmendje transformimin e Përmetit gjatë viteve të fundit.

Edjoni tha se misioni i tij mbetet promovimi i qytetit, ndërsa shtoi se në Përmet para vitit 2017 ka pasur vetëm 189 struktura akomoduese.

“Para Rilindjes Urbane numri i turistëve të huaj në Përmet nuk i kalonte 10 mijë. Në vitin 2023 kemi 110 mijë turistë të huaj, ndërsa në vitin 2024 kanë kaluar 150 mijë vizitorë të huaj. Përmeti nuk kishte rrugë dhe ujë deri para vitit 2017, ndërsa sot qyteti nuk është më një xhep i fshehur”, shtoi ai.

Sipas Edjonit, Përmeti nuk e përballon dot fluksin turistik që ka. “Një guidë rafting sot fiton 2500 deri në 3 mijë euro në muaj dhe sot operojnë 10 kompani të tilla në Përmet”, tha ai.

Kryeministri theksoi se ishin pikërisht investimet në kuadër të programit të “Rilindjes Urbane” që shtuan vizitorët në qytet.

“Rilindja Urbane i dha Përmetit atë që i mungonte, duke sjellë njerëz, edhe pse thoshin që është vetëm për ‘fasada e zbukurime’. Unë në këtë pikë jam absolutisht në gjendje të bëj konkurs me çdokënd. E kam bredhur Shqipërinë cep e më cep dhe në Përmet i kam provuar të dyja hotelet. Në atë kohë ishin bosh, ndërsa sot ato hotele janë komplet tjetër gjë, edhe falë faktit që kanë filluar të kenë xhiro dhe të bëjnë të ardhura. Ne i kemi dhënë mbështetje duke u bërë një taksim pozitiv se prapë në Përmet ato mbeten biznese të vogla dhe xhiroja vjetore nuk shkon përtej 100 mijë euro”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se 4,6 miliardë euro të ardhura që solli vjet turizmi në Shqipëri janë para që mbeten këtu.

Lexo më shumë nga

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Samiti i Ekonomisë Blu në Orikum, Gonxhja: Turizmi detar mundësi për investime dhe punësim gjatë gjithë vitit

Potenciali i turizmit detar dhe mundësitë që krijojnë marinat e lundrimit për zhvillimin e ekonomisë shqiptare ishin në fokus të…