Projekt për nxitjen e anëtarësimit në BE, Çela: Drejtësi në kohë reale dhe optimale për shqiptarët

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit që synon nxitjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, deklaroi se sfidë kryesore e këtij projekti është prodhimi i një sistemi efikas, me kapacitete të gjera dhe që të jetë efektiv për një kohë të gjatë.


Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektit që synon nxitjen e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, deklaroi se sfidë kryesore e këtij projekti është prodhimi i një sistemi efikas, me kapacitete të gjera dhe që të jetë efektiv për një kohë të gjatë.

Çela shprehet se janë përgatitur kushtet për të nisur një projekt që ka një rëndësi thelbësore për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ai shton se produktet që ky sistem do të ofrojë janë tejet të rëndësishme qoftë për vendimmarrësit, operatorët e së drejtës, ashtu edhe për vendin dhe qytetarët shqiptarë.

“Na ka marrë shumë kohë, por ajo që ka rëndësi është që kemi përgatitur kushtet për të nisur një projekt të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë në Shqipëri, i cili përkon me interesat që lidhen me procesin e integrimit në BE, por i shërben interesave të shtetasve shqiptarë. Ky do jetë një instrument që do shërbejë për ndërtimin e një sistemi drejtësie më eficient, të drejtë, të besueshëm dhe do të sigurojë drejtësi në kohë reale, optimale për qytetarët shqiptarë”, tha Çela.

“Është investim i gjatë në kohë, i rëndësishëm nga pikëpamja financiare, dhe do jetë produkt cilësor. Në kuadër të reformës në drejtësi, do të përbëjë komponent kyç në suksesin e kësaj reforme. Angazhimi institucional i Prokurorisë së Përgjithshme ka qenë mjaft serioz”, u shpreh Çela më tej.

“Sfida kryesore e projektit do të jetë jo vetëm të prodhojë një sistem efikas që menaxhon atë që ne bëjmë sot, por do jetë sistem që shikon nga e ardhmja, të ndërtojmë sistem me kapacitetet të gjera, fleksibël, që të mundësojë dhe të jetë efektiv për një periudhë të gjatë kohore”, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Kryeprokurori shprehu rezerva mbi sistemin e menaxhimit të çështjeve, që sipas tij, është defektoz.

“Ne kemi përvojë nga një projekt i mëparshëm sistemi i menaxhimit të çështjeve që është defektoz, dhe sot Prokuroria e Përgjithshme ka një sistem që punon 1/5 e kapacitetit të tij dhe ne duhet të mësojë të mos i përsërisim këto gabime në të ardhmen”, tha Çela.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…