Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorëve të rinj të Hungarisë dhe Republikës Çeke

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Çeke në Shqipëri, Pavel Vacek, si dhe të ambasadores së Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik.


Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Republikës Çeke në Shqipëri, Pavel Vacek, si dhe të ambasadores së Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik.

Në takimin me ambasadorin Vacek, Presidenti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke drejt perspektivës së Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi se intensifikimi i marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe do të çojnë në një nivel më të lartë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit në fushat ku tashmë kemi një traditë shumë të mirë, sikundër është ajo e punëve të brendshme, ku Kreu i Shtetit vlerësoi në mënyrë të veçantë angazhimin e Republikës Çeke në misionin FRONTEX në Shqipëri, në mbështetjen e Policisë Rrugore dhe në modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore.

“Ne jemi të gatshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike me interes të ndërsjellë, sikundër edhe marrëdhëniet në fushën e arsimit dhe kulturës, ku ende ka shumë mundësi të paeksploruara”, shtoi Presidenti.

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim të parë më Ambasadorin Vacek për të falënderuar Republikën Çeke që gjatë Presidencës së saj të BE-së u mor vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si edhe për vullnetin e mirë të qeverisë çeke për ngritjen e nivelit të përfaqësimin diplomatik në Kosovë, në nivel ambasadori.

Gjatë takimit me ambasadoren e Hungarisë, Presidenti vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë politik midis dy vendeve, i cili mbështetet në një miqësi tradicionale dhe një marrëdhënie që shtrihet në mjaft fusha të interesit të përbashkët.

Kreu i Shtetit e vlerësoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Shqipërisë si të një avokati shumë aktiv, si dhe falënderoi Hungarinë për ekspertizën e vlefshme që po i ofron Shqipërisë në procesin paraprak të integrimit në BE.

“Shqipëria dhe Hungaria janë partnerë të rëndësishëm në NATO. Ne i jemi mirënjohës Hungarisë si vendi i parë që ratifikoi Protokollin e Aderimit të Shqipërisë në NATO”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjithashtu, Presidenti Begaj u shpreh se e vlerëson shumë rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, vecanërisht investimet në fushën bankare, të komunikimit dhe të transportit, si dhe përshëndeti inkurajimin dhe mbështetjen hungareze për hapjen e tregut të saj për produktet shqiptare.

Kreu i Shtetit veçoi si shumë të vlefshëm për rritjen e turizmit në Shqipëri vendimin e kompanisë WizzAir për të rritur numrin e fluturimeve direkte nga Tirana drejt destinacioneve të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Siguria në institucionet e drejtësisë, Lamallari: Ndërtojmë godina të reja për prokuroritë e gjykatat

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale si dhe në Komisionin…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Siguria në institucionet e drejtësisë, Lamallari: Ndërtojmë godina të reja për prokuroritë e gjykatat

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale si dhe në Komisionin…