“Paris 2024”, Manastirliu i dorëzon flamurin kombëtar Ekipit Olimpik

Flamuri iu dorëzua sportistes Luiza Gega. Lojërat Olimpike do të mbahen në Paris nga 26 korriku, deri më 11 gusht.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i dorëzoi sot në Tiranë flamurin kombëtar Ekipit Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris nga 26 korriku, deri më 11 gusht.

Në ceremoninë e mbajtur, ku flamuri iu dorëzua sportistes Luiza Gega, merrnin pjesë autoritete të larta të vendit si dhe trupës diplomatike të akredituar në vendin tonë.

Ministrja Manastirliu deklaroi se Lojërat Olimpike janë një tjetër moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë në arenën sportive.

“Me sportistët tanë elitarë që përfaqësojnë Shqipërinë në lojërat olimpike të Parisit nuk celebrojmë vetëm dedikimin dhe talentin e tyre, por nderojmë frymën e përbashkimit që flamuri ynë përfaëson dhe simbolikën e madhe të dorëzimit të tij tek ekipi ynë.”

Ajo pati edhe një mesazh për pjesëmarrësit e ekipit olimpik.

“Mbani me vete jo vetëm shpresat e ekipeve tuaja, por edhe aspiratat e të gjithëve ne. Teksa sot ju dorëzohet flamuri kombëtar, duhet të kujtojmë se ju përfaqësoni këmbënguljen e aftësinë dhe rrugëtimin e palodhur drejt ekselencës në sport. Secili prej jush është stërvitur pa ndalur, ka kapërcyer pengesa me vendosmëri. Pikërisht ku rrugëtim në këto lojëra olimpike është dëshmi e angazhimit të palëkundur për sportin”, u shpreh ministrja.

Manastirliu i siguroi për vijimin e mbështetjes së sportit nga ana e qeverisë.

“Kemi pritshmëri për ekipin tonë. Shqipëria përfaqësohet me 8 sportisë elitarë në 4 disiplina”, shtoi ministrja.

Nga ana e tij, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi se skuadra jonë olimpike është gati për të shkuar në Paris.

Veliaj theksoi se gjatë vitit që Tiranaë ishte Kryeqyteti Europian i Sportit, por gjatë gjithë kohës që Tirana të inkurajimit të jetës sportive, jo vetëm për medaljen në lojërat olimpike, por edhe për frymën e skuadrës, që të rinjtë të mësojnë se çdo gjë bëhet në ekip.

Ambasadorja franceze në Tiranë, Catherinë Suard vuri në dukje se gjatë shërbimit prej një viti në Shqipëri, ka nxitur dhe kontribuar për një forcim të ndjeshëm të lidhjeve midis Francës dhe Shqipërisë.

“Marrëdhëniet tona politike dypalëshe kanë arritur një nivel ekselence të paparë deri tani. Kjo falë vizitave që shkëmbyen presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Tiranë dhe kryeministri Edi Rama në Paris”, tha ajo.

(Marrë nga ATSH)

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…