Projekti “Smart City”, Balla: Monitorim me kamera e inteligjencë artificiale

Pas firmosjes së marrëveshjes nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Abu-Dabi, për zhvillimin e projektit “Smart City” në disa qytete të Shqipërisë, në Tiranë ishin sot inxhinierë, drejtues të projektit, për të parë nga afër detajet dhe vijuar me procesin e zbatimit.


Pas firmosjes së marrëveshjes nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në Abu-Dabi, për zhvillimin e projektit “Smart City” në disa qytete të Shqipërisë, në Tiranë ishin sot inxhinierë, drejtues të projektit, për të parë nga afër detajet dhe vijuar me procesin e zbatimit.

Projekti ka qëllim rritjen e sigurisë në komunitet, mbrojtjen e jetës, pronës private si dhe monitorimin e trafikut rrugor. Kjo realizohet nëpërmjet një sistemi gjithëpërfshirës zgjidhjes teknologjike.

“Unë shkova dhe vizitova qendrën tuaj në Abu Dhabi dhe kjo është një ndër arsyet se iu kërkova të vini këtu. Kemi 90 kamera sigurie në total, kështu që plani për të pasur kamera dhe ideja e projektit është që të kemi të paktën mbi 1000 kamera sigurie. Kamerat nuk do të monitorohen vetëm me njerëzit, por edhe me inteligjencë artificiale. Pra është vetë kamera, e cila të tregon se ku është ky incident që lidhet me përdorimin e rripit, ose lëvizje të pakontrolluara, që mund të shkaktojnë aksidente rrugore, pra i kap vetë kamera dhe nuk do të kemi nevojë t’i shikojmë, pasi 1000 kamera nuk do të kenë 1000 veta që do t’i kontrollojnë. Edhe radarët do të jenë të gjithë të ndërlidhur në këtë sistem, pra të gjitha do të jenë bashkë, përfshirë edhe kamerat e trupit”, theksoi Balla gjatë bisedës me inxhinierët, teksa vizituan sallën operative të Tiranës.

“Kamerat e qytetit, të policisë, të trafikut dhe radarët do të jenë të ndërlidhura në një sistem online”, shpjegoi specialisti i fushës.

“Kamerat e supermarketeve, stadiumeve gjithashtu do të jenë të ndërlidhura. Pjesa e Paketës së Sigurisë në Shkolla, ku rrugët pranë shkollave do të jenë të monitoruara me kamera të cilat matin shpejtësinë e mjeteve që kalojnë edhe të çdo autobusi apo mikrobusi që shkojnë në shkollë. Kështu që kemi diçka dhe mund të gjurmohet targa, pra nëse dikush po ecën dhe makina ecën me shpejtësi, sistemi e kap menjëherë dhe ne ia çojmë gjobën direkt makinës”, informoi Balla.

Për qytetarët, projekti parashikon aksesin në një aplikacion që përdoret në telefonat inteligjentë, ku mund të shikojnë me foto e video shkeljen.

“Tashmë kemi në sistemin e-Albania, kur shkel një nga rregullat, menjëherë të vjen njoftimi në mesazh në disa sekonda praktikisht. Qytetari duhet të japë dakordësinë për përdorimin e numrit të tij celular, por duhet të bëjmë disa përmirësime në çastin kur regjistron një mjet, ai duhet të linkohet me një numër telefoni celular. Në rast se duam të gjejmë një mjet, thjesht fusim numrin e tij në sistem dhe e gjejmë përnjëherë”, theksoi Balla.

Pas vizitës në Abu Dhabi, Balla tha se “Emiratet e Bashkuara Arabe janë shembulli më i mirë i ekselencës dhe standardit të lartë të sigurisë sa i përket monitorimit të trafikut dhe sigurisë publike”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ratifikimi i Konventës së KiE për IA, Gogu: Mbrojtja e qytetarit në qendër të përdorimit të teknologjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se Shqipëria po hyn në një fazë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë…

Global 360

Rosolen: Porti i Triestes kërkon integrimin ekonomik të Ballkanit

Porti i Triestes kërkon integrimin e Ballkanit në projektet e zhvillimit ekonomik. Në një skenar krize ndërkombëtare, integrimi i pjesës…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ratifikimi i Konventës së KiE për IA, Gogu: Mbrojtja e qytetarit në qendër të përdorimit të teknologjisë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha se Shqipëria po hyn në një fazë ku teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë pjesë…