Marrëveshja për emigrantët, Balla: Nuk cenohet territori, të gjitha shpenzimet i ka pala italiane

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë shpjegime për Komisionin e Politikës së Jashtme në lidhje me marrëveshjen me Italinë


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka dhënë shpjegime për Komisionin e Politikës së Jashtme në lidhje me marrëveshjen me Italinë për ngritjen e një qendre pritëse të përkohshme për emigrantët, që kërkojnë azil në Itali.

Ministri u ndal kryesisht në disa prej pikave më të rëndësishme të marrëveshjes, që ka të bëjë me aspektet financiare dhe sidomos vuri në dukje disa nga elementët kyç të marrëveshjes, siç janë numri i përgjithshëm i mundshëm i migrantëve, afati i qëndrimit dhe daljes përfundimtare nga qendra.

“Përmes këtij protokolli, theksoi ministri Balla – Shqipëria i jep në përdorim qeverisë italiane një sipërfaqe pasurie shtetërore për ngritjen e strukturave ku do të akomodohen emigrantët e parregullt që kërkojnë të shkojnë në Itali. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj forme të cedimit të territorit, pasi ato mbeten territore të Republikës së Shqipërisë, por ne japim të drejtën e përdorimit të përkohshëm të një sipërfaqeje të caktuar paraprakisht në marrëveshje”.

Duke shpjeguar çështjen e kostove financiare të marrëveshjes, ministri Balla nënvizoi faktin që të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij protokolli i përkasin palës italiane e cila do të duhet të paguajë edhe çdo kosto tjetër që mund t’i vijë Shqipërisë si pasojë e zbatimit të tij, përmes procesesh gjyqësore nga migrantët që kërkojnë azil.

“Sqaroj që edhe për pjesën e sigurisë jashtë perimetrit, e cila do të mbulohet nga pala shqiptare, pra Policia e Shtetit, do të jetë pala italiane ajo që duhet të paguajë shpenzimet pranë kësaj qendre pritëse”, tha Balla.

Ai sqaroi detaje të marrëveshjes që janë keqinterpretuar në publik që kanë të bëjnë me numrin e përgjithshëm të azilkërkuesve, periudhës së qëndrimit dhe afatit përfundimtar të daljes nga qendra.

“Sqaroj diçka, – tha Balla, – që mund të keqinterpretohet, numri i migrantëve në territorin shqiptar, nuk mund të kalojë shifrën 3000 persona. Koha e shqyrtimit të kërkesës për azil është rreth 28 ditë dhe në përfundim, qoftë pozitive, qoftë negative, aplikanti kthehet mbrapsht në Itali ose vendin e origjinës, pra asnjë nuk mund të qëndrojë në Shqipëri. Edhe në rast se migranti ka nevojë për trajtim mjekësor në spitale shqiptare, shpenzimet mbulohen gjithashtu nga pala italiane dhe brenda periudhës së përcaktuar, pra brenda një muaji.”

Ministri theksoi se kjo marrëveshje ka një rëndësi shumë të madhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë dhe përmes saj, vendi ynë tregon solidaritet me fqinjin tonë që i ka hapur dyert për dhjetëra mijë shtetas shqiptarë në fillim të viteve ’90.

Ai i kërkoi Komisionit të Jashtëm ta miratojë këtë marrëveshje, e cila bazohet në Traktatin e Miqësisë mes dy vendeve, i miratuar edhe nga anëtarët e Komisionit të Jashtëm.

(Marrë nga ATSH)

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“Muaji i Librit” pasuron jetën kulturore në Elbasan

Aktivitetet kulturore kushtuar librit dhe leximit janë shtuar ndjeshëm gjatë këtij muaji, në qytetin e Elbasanit.