Sipërmarrësit austriakë, interes për të investuar në Shqipëri

Advantage Austria Albania, filiali zyrtar i Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë, prezantoi në panairin e organizuar nga Klik Ekspo Group, tetë kompani austriake.

Sipërmarrësit austriakë gjithnjë e më shumë po rrisin interesin për të investuar në sektor potencial të ekonomisë në Shqipëri.

Advantage Austria Albania, filiali zyrtar i Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë, prezantoi në panairin ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, tetë kompani austriake që kanë interes për të hyrë në tregun shqiptar.

Marlinda Zotaj, shefe e Dhomës Federale Ekonomike të Austrisë në Shqipëri, tha në një intervistë për ATSH-në, se “detyra e institucionit tonë, është pikërisht të sjellim interesin austriak në Shqipëri dhe të krijojmë kushtet për futjen e sa më shumë investitorëve austriakë në tregun shqiptar”.

Sipas Zotaj, biznesi austriak sheh me interes për investime në Shqipëri sektorët e teknologjisë, bujqësisë, energjisë së rinovueshme, infrastrukturës, të cilat janë sektorë ku Austria është lider botëror.

Tetë kompanitë e regjistruara në panairin e këtij viti, përfshijnë sektorët e inxhinierisë, ndërtimit, sektorin ushqimor, konsulencës, shërbime dhe të gjitha kanë një të përbashkët partneritetin me Shqipërinë.

Zotaj, vuri në dukje se ka një interes të shtuar të investitorëve austriakë për tregun shqiptar, të cilët po rikthehen me projekte të reja në fushën e energjisë të rinovueshme, energjisë së erës, përveç tregut të sigurimeve që mbulohet gati 60 përqind nga firma austriake dhe shërbimet në sektorin bankar.

“Pas pandemisë ka patur interes të lartë edhe tregu i punësimit. Në këtë mënyrë, përmes bashkëpunimeve u mundësohen studentëve praktika ose shkëmbim eksperiencash në firma austrike, ose mundësi punësimi për profesionistë sipas kërkesave të tregut austriak, për të provuar jetën dhe punën në Austri”, u shpreh Zotaj.

Zotaj tha se, “Dhoma Federale Ekonomike e Austrisë në Shqipëri është pjesëmarrëse në Panairin e Klikut prej disa vitesh”, teksa vlerësoi organizimin e këtij eventi në shërbim të krijimit të mundësive te reja, për bashkëpunime dhe investime në sektorë potencial të ekonomisë shqiptare.

Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Projekti i qendrës së vizitorëve, Rama: Butrinti nga problem, në shembull për institucionet e kulturës

Projekti për qendrën e vizitorëve në qytetin antik të Butrintit, është dizajnuar me një ndërthurje mes pranimit të vizitorëve dhe…