Dita Evropiane e Përkujtimit të Holokaustit të Romëve

Deklaratë nga Sekretarja e Përgjithshme Marija Pejčinović Burić


Me rastin e Ditës Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit të Romëve, Marija Pejčinović Burić, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, bëri këtë deklaratë:

“Sot përkujtojmë Ditën Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit të Romëve dhe nderojmë 3000 romët – kryesisht gra dhe fëmijë – të cilët u vranë pa mëshirë në errësirën e natës në Aushvic-Birkenau. Nuk duhet të harrojmë kurrë se si urrejtja, shfrytëzimi dhe stigmatizimi çuan në këtë vrasje masive 79 vjet më parë. Përkujtimi shërben për të rivendosur dinjitetin dhe drejtësinë për viktimat dhe për komunitetin.

“Këshilli i Evropës është i përkushtuar të sigurojë përfshirjen e romëve dhe të mbështesë shtetet e tij anëtare për të vendosur dhe ruajtur masa mbrojtëse për këto komunitete.

“Vitin e kaluar, shtetet tona anëtare miratuan një Rekomandim për luftimin e gjuhës së urrejtjes, i cili u jep udhëzime autoriteteve kombëtare dhe aktorëve kryesorë se si të vendosin një sërë masash ligjore dhe joligjore për të adresuar këtë sfidë.

“Këtë vit, Komiteti i Ministrave miratoi Rekomandimin për pjesëmarrjen e të rinjve romë, i cili promovon pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe përfshirjen e të rinjve romë në të gjitha sferat e shoqërisë dhe proceset vendimmarrëse. Ne po zhvillojmë gjithashtu mjete të reja për të mbështetur shtetet tona anëtare për përfshirjen e Historisë së Romëve dhe Udhëtarëve në kurrikulat shkollore dhe materialet mësimore në të gjithë Evropën.

“Mësimi i historisë dhe kujtimi i Holokaustit Rom jo vetëm që forcojnë identitetin e romëve, por gjithashtu ofrojnë një kontekst thelbësor që mund të ndihmojë për të mësuar nga e kaluara.

“Romët kanë një të drejtë që të gjithë ne duhet ta mbrojmë: të drejtën për të kujtuar.”

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avancon projekti i Qendrës Multifunksionale të Parkut Arkeologjik të Bylisit

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, në…