Zingraf: Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori i Gjermanisë Peter Zingraf, mbyll mandatin 4-vjeçar si ambasador në vendin tonë.


Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, do të largohet nga Shqipëria për të marrë një detyrë re, pas përfundimit të mandatit 4-vjeçar si ambasador në vendin tonë.

Në pritjen e tij të lamtumirës, ai falenderoi të gjithë partnerët dhe miqtë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për bashkëpunimin e shkëlqyer, dhe të gjithë shqiptarët për mikpritjen e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Zingraf vlerësoi se për 4 vite rresht ai dhe bashkëshortja e tij janë ndier në Shqipëri njësoj si në shtëpinë e tyre.

“Këtu në mes të qytetit, rrethuar drejtpërsëdrejti prej zhurmave të jetës së përditshme të këtij qyteti miqësor dhe shumëngjyrësh. Larmia e kulturës, historisë, peizazheve dhe besimeve fetare të Shqipërisë na kanë pasuruar shumë”, vlerësoi ai.

Zingraf çmoi bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën mes besimeve fetare si një arritje të madhe, për të cilën Shqipëria mund të jetë krenare, dhe të cilën shqiptarët me siguri do ta mbështesin dhe mbrojnë në mënyrë aktive.

“Shqipëria dhe rajoni i saj janë pjesë e palëvizshme hartës politike evropiane, bisedimet e anëtarësimit po realizohen, në Tiranë është zhvilluar një samit i BE-së me Ballkanin Perëndimor, pas verës do të kemi kënaqësinë e Ministerialit dhe Samitit të Procesit të Berlinit”, evidentoi ai.

Sipas tij, “Gjermania dhe Shqipëria janë sot më të lidhura se kurrë dhe në shumë qytete gjermane ka fluturime direkte, turistë gjermanë janë duke ardhur në shifra të mëdha si vizitorë kureshtarë dhe të hapur”.

Zingraf siguroi se “Gjermania do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive këtu në vend për përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë shqiptarët e në mënyrë të veçantë në përmirësimin e mundësive të të rinjve dhe atyre në zonat rurale”.

“Pikat kryesore për procesin e anëtarësimit në BE janë mes të tjerash reforma në administratë, reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në veçanti, institucionet e reja të reformës në drejtësi kanë nevojë për mbështetje të mëtejshme masive në mënyrë që ato të mund të zhvillojnë efektet e tyre në një afat të gjatë. Unë dëshiroj shumë që Shqipëria të ecë e vendosur në këtë rrugë. Gjermania do ta mbështesë më tej politikisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së”, siguroi ai. /ATSH

Amnistia hyri sot në fuqi, Gogu: Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Amnistia hyri sot në fuqi, Gogu: Humanizmi dhe shteti i së drejtës ecin së bashku

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, reagoi sot pas hyrjes në fuqi të ligjit për amnistinë penale, duke e cilësuar atë…