Të çmendur për Messin, pritje madhështore në Pekin

Shitja e biletave për të parë ndeshjen Argjentinë-Australi, brenda disa minutash ka arritur shifra të çmendura dhe duke mos ngelur më asnjë e tillë


Nga Edison Murteza, Pekin

Grupe me qindra të rinj dhe tifozë argjentinas, janë mbledhur në njërën nga daljet kryesore të aeroportit ndërkombëtar të Pekinit si dhe tek hyrja kryesore e hotelit, ku Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës kampione të botës Argjentina, kanë mbërritur në kryeqytetin kinez.

Lajmi i përhapur para disa javësh se “Kampionia e botës Argjentina do të vijnë në Pekin për një ndeshje miqësore me kombëtaren e Australisë”, morri dhenë. Në vetëm pak minuta, miliona klikime në rrjetet sociale të medias shtetërore kineze dhe ato sociale të vendit. Me mijëra “tifozë të çmendur për Messin”, kanë mësyrë në Pekin nga kryeqyteti dhe zona të tjera të vendit.

“Zemra më rrihte fort aq herë sa shihja ndonjë autobuz që vinte para nesh. Shpresoj që Messi dhe shokët e tij të skuadrës ta ndjejnë në maksimum mikpritjen fantastike që i bën Kina dhe tifozët kinezë”, deklaron njëri nga tifozat e zjarrtë të yllit argjentinas në Pekin.

Mjaftoi rreth një orë kohë kur Messi shkeli në Pekin dhe në rrjetin social Weibo në hushtagun,“Messi arrin në Pekin”, klikimet dhe shikueshmëria ka shkruar në mbi 120 milion brenda disa minutash.

Media kineze raporton se “Messi është mbajtur për rreth 4 orë në zyrën e emigracionit të aeroportit ndërkombëtar për shkak se kishte marrë me vete pasaportën spanjolle dhe jo atë argjentinase”. Për fat të mirë, pas disa orësh, zyrtarët e emigracionit i dhanë Messit lejën e qëndrimit duke i shprehur pëlqimin dhe përshëndetje për ardhjen në Pekin.

“Vizita e Messit dhe kombëtares argjentinase në Kinë ka shumë kuptim për ne si tifozë, pasi kjo mund të jetë edhe hera e fundit që vjen në Kinë si futbollist profesionist si dhe e para herë që kombëtarja argjentinase viziton Pekinin pas fitores së Kupës së Botës”, deklaron njëri nga drejtuesit e Workers stadium ku do të zhvillohet edhe ndeshja miqësore mes kombëtares së argjentinës dhe asaj të australisë më 15 Qershor:

Shitja e biletave për të parë ndeshjen Argjentinë-Australi, brenda disa minutash ka arritur shifra të çmendura dhe duke mos ngelur më asnjë e tillë. Çmimet kanë shkuar nga 70 dollarë në llozhat më të largëta deri në 2500 dollarë për ulëset më pranë fushës. Por vetëm kaq, pasi të bësh foto ose të jesh pranë Messit dhe shokëve të tij të skuadrës as nuk mendohet të ndodhë.

Programet e shit-blerjeve online kanë nisur të fitojnë shumë gjatë kësaj kohe. Veshje, topa, suvenire, fotografi, bluza dhe gjithçka tjetër me logon e Messit dhe të kombëtares argjentinase, kanë bërë që për disa minuta gjithçka të mbarojë së shituri.

Lexo më shumë nga

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, Rama: U dhemb vetëm atyre që e duan medoemos në fund

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj kritikëve që vunë në dyshim renditjen e Shqipërisë në vendin e parë të National…