
Ambasadori Tola takim me ministrin francez për Europën
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, zhvilloi një me Ministrin e Deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, zhvilloi një me Ministrin e Deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad.
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË FRANCË
🇦🇱🇲🇪🇫🇷🇪🇺 Takim miqësor dhe konstruktiv i Ambasadorit të Shqipërisë në Paris, Dritan Tola, dhe homologes së tij, Ambasadores së Malit të Zi, Dubravka Lalović, me Ministrin e Deleguar francez për Evropën, Benjamin Haddad.
Ministri rikonfirmoi mbështetjen e tij personale dhe të Qeverisë franceze për procesin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, duke vlerësuar veçanërisht përparimet e arritura nga Shqipëria dhe Mali i Zi, si edhe duke ritheksuar vazhdimin e mbështetjes së Francës për çuarjen më tej të reformave.
Falënderime të sinqerta Benjamin Haddad-it për angazhimin e tij të vazhdueshëm, mbështetjen e çmuar dhe përkushtimin e tij të thellë e të palëkundur ndaj projektit të Evropës së bashkuar dhe të ardhmes së përbashkët të kontinentit tonë!



















