Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.


Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje mes protestuesve dhe Policisë, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Schieder theksoi se të rinjtë në Europë po protestojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta, duke nënvizuar se këto kërkesa duhet t’i nxisin qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre.

“Në të gjithë Europën, të rinjtë po dalin në rrugë, nga Parisi dhe Berlini deri në Tiranë. Ata po luftojnë për arsim më të mirë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Kjo është e drejtë dhe e nevojshme, dhe duhet t’i nxisë qeveritë të rishikojnë qasjen e tyre”, u shpreh ai.

Raportuesi i PE-së vuri theksin te rëndësia e arsimit si investim për të ardhmen, duke argumentuar se mundësitë për t’u arsimuar nuk duhet të varen nga gjendja financiare e familjeve.

“Arsimi është investimi ynë më i rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk duhet të varet kurrë nga mundësitë financiare të prindërve”, theksoi Schieder.

Ai dënoi dhunën, pavarësisht burimit të saj, duke përfshirë si individët që mund të depërtojnë në protesta me qëllime të dhunshme, ashtu edhe veprimet e shtetit dhe të Policisë.

“Megjithatë, dhuna nuk është kurrë zgjidhje, pavarësisht nëse vjen nga individë të dhunshëm që depërtojnë në protesta apo nga shteti dhe policia”, deklaroi Schieder.

Në cilësinë e raportuesit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ai përsëriti shqetësimin për situatën në kryeqytet dhe bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit.

“Si raportues i Parlamentit Europian për Shqipërinë, jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në Tiranë dhe bëj thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përshkallëzimit”, theksoi ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Protestat në Tiranë, Schieder: Dhuna nuk është zgjidhje, ndaloni përshkallëzimin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shprehu shqetësimin për situatën në Tiranë pas protestave të shoqëruara me përplasje…