Spahiu: Sistemi i radiologjisë, drejt unifikimit në platformë të mbështetur nga IA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite sot në Spitalin Rajonal të Elbasanit, u shpreh se sistemi i radiologjisë do të unifikohet në një platformë të mbështetur nga inteligjenca artificiale


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite sot në Spitalin Rajonal të Elbasanit, u shpreh se sistemi i radiologjisë do të unifikohet në një platformë të mbështetur nga inteligjenca artificiale, me qëllim përmirësimin e diagnostikimit, rritjen e standardeve dhe forcimin e bashkëpunimit mes mjekëve specialistë.

“Ne kemi në plan që shumë shpejt i gjithë sistemi i radiologjisë të jetë me një projekt me inteligjencë artificiale. Do të ketë një përparësi shumë më të madhe për të gjithë mjekët radiologë, por jo vetëm, sepse aty edhe kontrollojmë, edhe diskutojmë rastet, secili jep opinionin e vet. Duke qenë të gjithë në një sistem, edhe standardi rritet, kështu që mundohemi që edhe përgjigjja të jetë e koordinuar”, u shpreh Spahiu.

Spahiu bëri të ditur se investimet në teknologji dhe infrastrukturë do të vijojnë, përfshirë edhe institucionet e shëndetit mendor, me synim përmirësimin e kushteve të trajtimit, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe garantimin e një kujdesi më dinjitoz për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Dialog që krijon mundësi, partneritet që ndërton të ardhmen.

Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, takim me Mammad Talibov, Drejtor i Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve…

Global 360

Erdogan uron Pulën: Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të zhvillohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar homologen e tij nga Kosova, Justina Shiroka – Pula për marrjen e…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Dialog që krijon mundësi, partneritet që ndërton të ardhmen.

Ambasadori i Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, takim me Mammad Talibov, Drejtor i Departamentit të Evropës në Ministrinë e Punëve…